Gogu me komisionerin McGrath në Bruksel: Drejtësia, koha për performancë institucionale

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi takimin e parë me Komisionerin e BE-së për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, në kuadrin e Konferencës Ndërqeveritare të Grupkapitullit 1 që u zhvillua këtë javë në Bruksel.


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi dje takimin e parë me Komisionerin e BE-së për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, në kuadrin e Konferencës Ndërqeveritare të Grupkapitullit 1 që u zhvillua këtë javë në Bruksel.

Takimi u zhvillua një ditë pas miratimit të Pozicionit të Përbashkët të BE-së mbi Grupin 1 të negociatave, Themeloret, duke e vendosur bisedën në kontekstin e drejtpërdrejtë të mbylljes së kapitujve 23 dhe 24.

Komisioneri McGrath vlerësoi miratimin e piketave të ndërmjetme (IBAR) si “arritje të rëndësishme” për Shqipërinë, duke theksuar se puna e mbetur përpara është e konsiderueshme, por edhe se BE-ja është e vendosur ta mbështesë Shqipërinë deri në vijën e finishit, anëtarësimin europian. McGrath shprehu gjithashtu kënaqësinë për vizitën e ardhshme në Tiranë.

Ministri Gogu vuri në dukje se reforma në drejtësi ka kaluar fazën strukturore.

“Kemi ngritur strukturën e sistemit. Vettingu u mbyll me sukses. SPAK po punon. Tani ka ardhur koha e performancës institucionale, trajtimi i vonesave në vlerësime, ulja e backlogut dhe ekzekutimi efektiv i vendimeve gjyqësore”, tha ministri.

Biseda u fokusua në tre shtylla kryesore: pavarësia e pakthyeshme e gjyqësorit si standard europian dhe jo si kusht politik i izoluar; matjet konkrete të progresit, ulja e backlogut të Gjykatës së Lartë, platforma JURONIX dhe harmonizimi i statistikave gjyqësore; si dhe fushat e bashkëpunimit teknik me DG JUST për sistemin e integruar të menaxhimit të çështjeve, alternativat ndaj paraburgimit, dhe Shkollën e Magjistraturës.

Gogu theksoi se Shqipëria synon të jetë jo vetëm marrëse e ekspertizës europiane, por kontribuese aktive në dialogun europian mbi sundimin e ligjit, duke evokuar Forumin e Drejtësisë të Tiranës dhe Kongresin Botëror të Ligjit.

Takimi u vlerësua si fillim i një marrëdhënieje pune të rëndësishme institucionale, me perspektivën e vizitës së Komisionerit McGrath në Tiranë në muajt e ardhshëm.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Duan apo s’duan ata që nuk duan, do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në 2027

Kryeministri Edi Rama ndau një video nga Brukseli pas mbylljes së tre kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Duan apo s’duan ata që nuk duan, do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në 2027

Kryeministri Edi Rama ndau një video nga Brukseli pas mbylljes së tre kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit të…