“Biblioteka shqip në diasporë”, 25 kënde të librit shqip në Evropë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u shpreh sot se, nisma “Biblioteka shqip në diasporë” po zgjerohet në komunitetet shqiptare jashtë vendit, duke krijuar kënde të librit shqip në bibliotekat publike dhe komunitare.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u shpreh sot se, nisma “Biblioteka shqip në diasporë” po zgjerohet në komunitetet shqiptare jashtë vendit, duke krijuar kënde të librit shqip në bibliotekat publike dhe komunitare.

Në një postim në rrjetet sociale, Kumbaro theksoi se deri tani janë ngritur 25 kënde të librit shqip në Itali, Greqi dhe Zvicër, ndërsa projekti shumë shpejt, do të përhapët dhe në vende të tjera ku jetojnë shqiptarë.

Sipas saj, një vlerë e shtuar e kësaj nisme është programi dygjuhësh i Qendra e Botimeve për Diasporën, i cili u mundëson edhe bashkëmoshatarëve të huaj të njihen me kulturën dhe letërsinë shqiptare, duke nxitur komunikimin dhe mirëkuptimin mes kulturave.

Ministrja nënvizoi gjithashtu rëndësinë e projektit në kuadër të punës për standardizimin dhe certifikimin e gjuhës shqipe sipas parametrave të Kornizës Europiane të Gjuhëve, proces që synon t’i japë shqipes statusin dhe prestigjin e një gjuhe të certifikuar ndërkombëtarisht.

“Gjuha shqipe në bibliotekat e botës është një hap më shumë për ruajtjen e identitetit dhe afrimin e brezave të rinj në mërgatë me librin”, u shpreh Kumbaro.

Burimi ATSH

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së i angazhuar me ekipe zjarrfikëse dhe helikopterë në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë u shpreh se në këtë situatë Europa qëndron e bashkuar dhe asnjë vend nuk…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së i angazhuar me ekipe zjarrfikëse dhe helikopterë në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë u shpreh se në këtë situatë Europa qëndron e bashkuar dhe asnjë vend nuk…