Kumbaro në Vjenë: Mbështetje e plotë e Austrisë për procesin e integrimit të Shqipërisë

Gjatë një vizite pune në Austri, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro zhvilloi një seri takimesh me përfaqësues të institucioneve austriake të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor


Gjatë një vizite pune në Austri, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro zhvilloi një seri takimesh me përfaqësues të institucioneve austriake të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, të fokusuara në procesin e rishikimit të ligjit të arsimit të lartë në Shqipëri, si edhe në forcimin e bashkëpunimit akademik mes dy vendeve.

Në Vjenë, ministrja Kumbaro u prit nga Eva-Maria Holzleitner, ministre e Grave dhe Kërkimit Shkencor, me të cilën diskutoi mbi shkëmbimin e eksperiencave në fushën e arsimit të lartë, standardeve europiane dhe reformave universitare.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua modelit të bashkëpunimit mes BOKU University dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës, i cili po konsiderohet një shembull konkret i partneritetit akademik ndërkombëtar.

Gjatë takimeve, pala austriake shprehu gatishmërinë për të mbështetur Shqipërinë me ekspertizë në procesin e rishikimit të ligjit të arsimit të lartë, duke ndarë përvojën e reformës së thellë që Austria ka ndërmarrë që prej vitit 2002 në sistemin universitar dhe kërkimin shkencor.

Një tjetër fokus i rëndësishëm i vizitës ishte edhe mbështetja e Austrisë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Ministrja Holzleitner përcolli mesazhe pozitive mbi progresin e vendit tonë në raport me Bashkimi Europian.

Dy kapitujt që lidhen me arsimin dhe kërkimin shkencor pritet të jenë ndër të parët që do të përmbyllen në kuadër të negociatave të anëtarësimit.

Në vijim të vizitës, ministrja Kumbaro zhvilloi takime pune edhe me departamentin austriak të arsimit të lartë dhe me agjencinë austriake të sigurimit të cilësisë, ku u diskutua mbi autonominë universitare, ndërkombëtarizimin, standardet europiane dhe modernizimin e institucioneve të arsimit të lartë.

Ministrja shoqërohej në këtë vizitë edhe nga drejtues të Universiteti Bujqësor i Tiranës, ndërsa në ditët në vijim delegacioni shqiptar do të zhvillojë vizita në Universitetin BOKU, universitet i cili po vijon ndërtimin e partneritetit strategjik me Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…