Hoxha: Zgjerimi i BE-së, një nga investimet më efikase të Evropës për sigurinë e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës në Berlin, mori pjesë në panelin “Evropa në zgjerim: Argumenti për Zgjerimin”


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës në Berlin, mori pjesë në panelin “Evropa në zgjerim: Argumenti për Zgjerimin”, ku theksoi se anëtarësimi i vendeve kandidate në Bashkimin Evropian përbën një investim strategjik në sigurinë, qëndrueshmërinë dhe fuqinë gjeopolitike të Evropës.

Në diskutim morën pjesë edhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Gjermanisë, Günther Krichbaum, dhe kryenegociatori i Kosovës, Jeton Zulfaj.

Në një postim mbi diskutimin, ministri Hoxha nënvizoi konsensusin e gjerë kombëtar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe angazhimin për ta përkthyer atë në reforma dhe rezultate konkrete.

“Për ne, integrimi evropian nuk ka të bëjë me të dukurit gati. Ka të bëjë me të qenit gati. Me reforma, zbatim dhe me marrjen e vendimeve të nevojshme për t’u bërë një anëtar plotësisht funksional i familjes evropiane”, u shpreh ai.

Ministri veçoi tre parime thelbësore për suksesin e zgjerimit: besueshmërinë, drejtësinë dhe progresin e prekshëm.

Ai theksoi nevojën për një udhërrëfyes të qartë, objektiva të matshëm dhe një proces të bazuar në meritë, ku përmbushja e detyrimeve nga vendet kandidate të shoqërohet me përgjigjen përkatëse të BE-së.

“Merita duhet të funksionojë në të dyja drejtimet: kur vendet kandidate përmbushin detyrimet e tyre, Evropa duhet të përgjigjet”, theksoi Hoxha.

Ai u ndal gjithashtu te rëndësia e integrimit gradual përpara anëtarësimit formal, duke u mundësuar qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve të përjetojnë përfitimet dhe përgjegjësitë e integrimit, paralelisht me avancimin e reformave.

Duke iu referuar Berlinit si simbol i kapërcimit të ndarjeve dhe i ribashkimit evropian, ministri Hoxha bëri thirrje për vendime të guximshme në një kohë kërcënimesh hibride, ndërhyrjesh të huaja, dezinformimi dhe konkurrencës gjeopolitike.

“Zgjerimi mund të rezultojë një nga investimet më efikase që Evropa mund të bëjë për sigurinë e saj”, përfundoi ai.

Burimi ATSH

Hoxha: Zgjerimi i BE-së, një nga investimet më efikase të Evropës për sigurinë e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës në Berlin, mori pjesë në panelin “Evropa në zgjerim:…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Zgjerimi i BE-së, një nga investimet më efikase të Evropës për sigurinë e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës në Berlin, mori pjesë në panelin “Evropa në zgjerim:…