Peleshi vizitë në Çeki, mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të turit të diplomacisë parlamentare në vendet partnere të Bashkimit Europian, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Çeke, zhvilloi në Pragë takime me kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit çek, Tomio Okamura, dhe presidentin e Senatit, Miloš Vystrčil.


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të turit të diplomacisë parlamentare në vendet partnere të Bashkimit Europian, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Çeke, zhvilloi në Pragë takime me kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit çek, Tomio Okamura, dhe presidentin e Senatit, Miloš Vystrčil.

Në takime u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke, të ndërtuara mbi një miqësi tradicionale, dialogun e vazhdueshëm politik dhe vlerat e përbashkëta europiane.

Palët shprehën vullnetin për t’i dhënë një dimension të ri bashkëpunimit, veçanërisht në drejtim të forcimit të marrëdhënieve ndërparlamentare dhe zgjerimit të shkëmbimeve mes institucioneve si edhe nxitjes së bashkëpunimit dypalësh në fushën e ekonomisë, turizmit, arsimit etj.

Peleshi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme dhe të qartë të Republikës Çeke për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe qëndrimin e saj në favor të një procesi zgjerimi të bazuar në meritë.

Ai theksoi se mbështetja politike e vendeve anëtare është veçanërisht e rëndësishme në këtë fazë vendimtare të negociatave, ndërsa Shqipëria vijon punën për përmbushjen e reformave dhe objektivin strategjik të anëtarësimit në BE.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor dhe rolit të vendeve të Grupit të Vishegradit në mbështetje të integrimit të rajonit.

Në këtë kontekst, u vlerësua rëndësia e bashkëpunimit dhe e koordinimit mes parlamenteve për të mbajtur zgjerimin e Bashkimit Europian në fokusin e agjendës politike europiane.

Në planin e bashkëpunimit parlamentar, Peleshi nënvizoi rëndësinë e intensifikimit të kontakteve mes drejtuesve të parlamenteve, komisioneve parlamentare dhe grupeve të miqësisë.

Ai vlerësoi rivendosjen e aktivitetit të Grupit të Miqësisë Çeki-Shqipëri në Dhomën e Deputetëve dhe shprehu interesin për zgjerimin e shkëmbimeve të ndërsjella, përfshirë bashkëpunimin mes komisioneve që mbulojnë çështjet europiane dhe politikën e jashtme.

Bashkëpunimi parlamentar u vlerësua gjithashtu si një mundësi konkrete për të afruar më tej dy vendet, përmes shkëmbimit të përvojave institucionale, praktikave më të mira dhe nismave që forcojnë lidhjet mes qytetarëve dhe komuniteteve lokale.

Në përfundim, palët riafirmuan rëndësinë e dialogut dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe kontributin që diplomacia parlamentare mund të japë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Një Ballkan Perëndimor më i integruar dhe më bashkëpunues mbetet në interes të përbashkët dhe një faktor i rëndësishëm për një Europë më të bashkuar dhe më të sigurt.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Peleshi vizitë në Çeki, mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të turit të diplomacisë parlamentare në vendet partnere të Bashkimit Europian, në kuadër…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi vizitë në Çeki, mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të turit të diplomacisë parlamentare në vendet partnere të Bashkimit Europian, në kuadër…