Vengu: Shqipëria, hallkë e fortë në zinxhirin e sigurisë evropiane

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në një intervistë për EURACTIV, dhënë në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, theksoi se, Shqipëria synon të jetë një hallkë e fortë dhe e besueshme në arkitekturën e sigurisë evropiane, përballë sfidave në rritje në kontinent.

Sala takim në Romë me drejtuesit e Spitalit Pediatrik “Bambino Gesù”: Shkëmbim ekspertize me fokus trajtimin e sëmundjeve të rralla

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, zhvilloi takim në Romë me Presidentin e Spitalit Pediatrik “Bambino Gesù”, Tiziano Onesti

Salla: Model i ri bashkëpunimi me gjashtë bashki për mbrojtjen e masiveve me gështenja

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla firmosi sot marrëveshjet e bashkëpunimit me bashkitë Shkodër, Tropojë, Malësi e Madhe, Pukë, Fushë-Arrëz dhe Vau i Dejës, për zbatimin e programit të kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës.

Ibrahimaj: “e-Albania 2.0”, shërbime digjitale edhe për pushtetin vendor

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, së bashku me kryeministrin Edi Rama, prezantuan drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKShI), Igli Tafa.

Spiropali: Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali uroi sot 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa u shpreh se kjo është dita që kujton sakrificën, qëndresën dhe vendimin e një populli për të jetuar i lirë.

Gogu: Dispozita ligjore nuk mbron askënd nga ligji, pezullimi paralizon shtetin

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu deklaroi se nisma ligjore e prezantuar nga kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, këtë të hënë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist nuk synon t’i japë mbrojtje personale askujt përballë ligjit, por të garantojë vijimësinë e funksionimit të institucioneve.

Fino në Mynih: Zgjerimi i BE, domosdoshmëri gjeopolitike dhe sigurie

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Open Door or Open End? Delivering on EU Enlargement” në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Gjermani.

Vengu: Ballkani Perëndimor pjesë qendrore e arkitekturës së sigurisë së Evropës

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu argumenton në një intervistë për euractiv.com se Ballkani Perëndimor është një pjesë qendrore e arkitekturës së sigurisë së Evropës.

Sala: Marrëveshje me Italinë për forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe epidemiologjike

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi një takim me presidentin e Istituto Superiore di Sanità (ISS), prof. Rocco Bellantone

Muzeu Arkeologjik i Durrësit në prag të rihapjes për publikun

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se Muzeu Arkeologjik i Durrësit tashmë ndodhet në fazën përfundimtare të procesit të muzealizimit.