Fermeri nga Divjaka kthehet nga emigracioni, Salla: Shembull i mundësive në bujqësi

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka sjellë në vëmendje sot historinë e Pirro Bulit nga Divjaka, një fermer i cili pas shumë vitesh emigrimi në Greqi është rikthyer në Shqipëri për të investuar në sektorin bujqësor dhe për të ngritur një sipërmarrje bashkëkohore me serra prodhimi.

Sala: Për herë të parë regjistër kombëtar për produktet biocide

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala prezantoi sot në Kuvend, projektligjin “”Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”, të ndryshuar”.

Demo: Digjitalizimi i shërbimeve vendore, hap drejt administratës moderne

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, e drejtuar nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ku u prezantua projekti i ri qeveritar për digjitalizimin e shërbimeve në të gjitha bashkitë e vendit.

Jaupaj: Shqipëria drejt epokës së ekonomisë qarkulluese, ndotësi paguan

Në Kuvend u prezantua sot nga ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, projektligji “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje”.

Ibrahimaj i përgjigjet Tabakut: Inspektim dhe rikthim në punë për minatorët e Spaçit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj njoftoi sot se pas grevës së minatorëve në minierën e Spaçit, 11 prej tyre kanë rifilluar punën, ndërsa 35 të tjerë do të ripunësohen së shpejti.

Malaj: Projekti fotovoltaik 50 MWp në Belsh, hap strategjik për energji të pastër dhe siguri energjetike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot përpara Kuvendit projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), lidhur me marrëveshjen e huasë të KESH sh.a. për financimin e Projektit Fotovoltaik Solar në zonën e Belshit.

Malaj: 120,5 milionë euro për modernizimin e linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë

Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se, “dy marrëveshje që paraqesim sot në Kuvend, njëra kredi dhe një marrëveshje granti, mundësojnë financimin e rehabilitimit dhe modernizimit të linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë, projekt i cili shënon fazën e parë të funksionimit të Korridorit Hekurudhor VIII”.

Vengu: 113-vjetori i FA, siguria e vendit falë përkushtimit të njerëzve në uniformë

Në 113-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se Forcat e Armatosura janë një janë një domosdoshmëri për të ecur përpara.

Ibrahimaj: 60% e pagesave do të jenë digjitale deri në 2030-ën

Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Shoqatën e Bankave, ka ndërmarrë nismën për hartimin e një Programi Kombëtar për pagesat elektronike, me qëllim reduktimin e përdorimit të parasë fizike në ekonomi dhe rritjen e pagesave digjitale në të gjithë vendin.

Gonxhja: Qasje të barabartë në dije për personat e verbër dhe me vështirësi në lexim

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi sot në Kuvend projektligjin për aderimin e Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit, teksa theksoi se “ky projektligj ka për qëllim lehtësimin e qasjes në veprat e botuara për personat e verbër, me dëmtime të shikimit ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura”.