Demo: Nesër qeveria miraton zonat e reja prioritare për Paketën e Maleve

Qeveria pritet të miratojë të mërkurën zonat e reja prioritare në kuadër të Paketës së Maleve.

Malaj: Garancia sovrane rritet në 5 miliardë lekë, mbi 100 milionë euro për bujqësinë

Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha sot në komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat se rritja e këtij instrumenti financiar do t’u mundësojë bizneseve të përfitojnë kredi me interesa më të favorshme, ndërsa shteti do të garantojë deri në 70% të vlerës së kredisë.

Nufi: Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, vlerësim për rëndësinë strategjike të Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi sot se vendimi për zhvillimin e samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë përbën një moment me rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe shprehje të qartë të besimit të aleancës ndaj rolit të vendit tonë në sigurinë kolektive.

Kontribut në forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje, Nufi vlerëson Atasheun Ushtarak të Turqisë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, vlerësoi Atasheun Ushtarak të Turqisë në Shqipëri, Kolonel Tolga Kip, për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Turqisë

Karakaçi inspekton masat në Portin e Durrësit: Gatishmëri për fluksin e udhëtarëve gjatë sezonit turistik

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi masat e marra pranë Portit për menaxhimin e situatës.

Ndihma e parë dhe siguria në det, Urgjenca Kombëtare ushtrim demonstrues në plazhin e Tales

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, dhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, morën pjesë në një provë ushtrimore të zhvilluar nga ekipet e Urgjencës Kombëtare në plazhin e Tales, në Lezhë.

Ibrahimaj: Turizmi, investimet dhe remitancat kanë ndikuar në forcimin e lekut

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se forcimi i lekut është rezultat i rritjes së ofertës së valutës në ekonomi, e nxitur nga turizmi, investimet e huaja, remitancat, eksportet dhe të ardhurat nga puna.

Prezantohet projekti për restaurimin e Muzeut të Pavarësisë në Vlorë, Gonxhja: Koncept i ri arkitektonik me hapësira multifunksionale

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit organizoi dëgjesën publike në kuadër të projektit për restaurimin dhe muzealizimin e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë.

Jaupaj në Tropojë: Investime për transformimin e menaxhimit të mbetjeve

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj zhvilloi sot një takim pune me kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, për të diskutuar projektet prioritare që do të transformojnë menaxhimin e mbetjeve në këtë bashki.

Salla: Monitorimi i karkalecit në Boshanj të Kolonjës deri në përfundimin e ciklit biologjik

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla tha sot se “ndërhyrjet e para kanë nisur që në muajin maj, me trajtime të kryera në vatrat e identifikuara, duke përdorur preparate të autorizuara për mbrojtjen e kulturave bujqësore dhe kufizimin e përhapjes së dëmtuesit”.