Gonxhja: Qasje të barabartë në dije për personat e verbër dhe me vështirësi në lexim

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi sot në Kuvend projektligjin për aderimin e Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit, teksa theksoi se “ky projektligj ka për qëllim lehtësimin e qasjes në veprat e botuara për personat e verbër, me dëmtime të shikimit ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura”.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi sot në Kuvend projektligjin për aderimin e Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit, teksa theksoi se “ky projektligj ka për qëllim lehtësimin e qasjes në veprat e botuara për personat e verbër, me dëmtime të shikimit ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura”.

Në fjalën e tij, Gonxhja tha se “aderimi në këtë traktat, nënkupton disa angazhime dhe përfitime shumë konkrete si qasje të barabartë në dije për personat e verbër dhe me vështirësi në lexim. Traktati detyron shtetet të krijojnë një kuadër ligjor që lejon prodhimin e librave në format të aksesueshëm: si braille, audio, tekst elektronik i lexueshëm me programe zanore, pa kërkuar leje nga mbajtësit e të drejtave të autorit, sa herë që qëllimi është përfitimi i kësaj kategorie qytetarësh”.

Gjithashtu, vijoi Gonxhja, aderimi në këtë traktat ofron qasje në katalogun ndërkombëtar me mbi 870,000 tituj.

“Përmes Konsorciumit “Accessible Books Consortium (ABC)” Shqipëria do të ketë mundësi të shkëmbejë dhe të marrë materiale të aksesueshme nga dhjetëra vende të botës. Kjo nënkupton më shumë libra në shqip, më shumë materiale arsimore, më shumë mundësi për komunitetin tonë”, tha Gonxhja.

Ministri Gonxhja u shpreh se aderimi në traktat synon edhe rritjen e rolit të institucioneve arsimore dhe bibliotekave.

“Shkollat, universitetet, bibliotekat publike dhe komunitare do të mund të përgatisin materiale të aksesueshme, të shpërndajnë libra për persona me aftësi të kufizuara në lexim dhe të bashkëpunojnë ndërkombëtarisht për shkëmbimin e titujve”, shtoi Gonxhja.

Ministri Gonxhja vuri në dukje se aderimi në këtë traktat ka edhe ndikim social, kulturor dhe ekonomik.

“Përfshirja e personave me dëmtime të shikimit në arsimim, treg pune dhe aktivitete kulturore sjell më shumë mundësi punësimi, rritje të cilësisë së jetës, pjesëmarrje të barabartë në shoqëri”, tha ai.

Më tej ministri Gonxhja theksoi se “në vitin 2022 Shqipëria bëri ndryshime të rëndësishme në ligjin “Për të drejtën e autorit”, duke u përafruar me Direktiven 2017/1564 të Bashkimit Evropian. Por ky përafrim nuk e zëvendëson vetë Traktatin e Marrakeshit, i cili jep garanci shtesë, lehtësime dhe instrumente të cilat nuk mund të realizohen vetëm me legjislacion të brendshëm”.

“Me aderimin tonë OBPI ka planifikuar të mbështesë Shqipërinë me asistencë ligjore, asistencë teknike për institucionet, trajnime profesionale, programe falas për prodhimin e librave të aksesueshëm. Pra, është një mundësi që nuk sjell kosto shtesë për shtetin, por sjell vlera të larta në aksesin në kulturë dhe arsim. Shpenzimet që mund të lindin lidhen me trajnime, përshtatje materialesh dhe teknologji të aksesueshme, të cilat mbulohen nga buxhetet ekzistuese dhe nga programet e asistencës ndërkombëtare”, nënvizoi Gonxhja.

Sipas tij, ky projektligj nuk është thjesht një nismë teknike.

“Ai është një deklarim i qartë i vlerave që përfaqëson Shqipëria. Nëpërmjet këtij traktati Shqipëria i bashkohet vendeve që besojnë se kultura edhe dijet nuk mund të jenë të privilegjuara vetëm për disa, por duhet të jenë të hapura për të gjithë. Ne nuk po votojmë vetëm për një marrëveshje ndërkombëtare; ne po votojmë për barazi reale, për përfshirje, për të drejtën themelore të çdo qytetari për të pasur akses në dije, pjesëmarrje të barabartë dhe zbatim të standardeve ndërkombëtare”, tha Gonxhja.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Kumbaro: Dyfishim i financimit në një dekadë për arsimin e lartë, rritet mbështetja financiare për studentët

Financimi publik për Arsimin e Lartë është dyfishuar në një dekadë, duke arritur në 12,68 miliardë lekë në vitin 2026,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Dyfishim i financimit në një dekadë për arsimin e lartë, rritet mbështetja financiare për studentët

Financimi publik për Arsimin e Lartë është dyfishuar në një dekadë, duke arritur në 12,68 miliardë lekë në vitin 2026,…