
Category: Ministrite
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aktivitetet e organizuara në kuadër të kampeve verore, ku nxënësit po marrin pjesë në programe që ndërthurin teknologjinë, inovacionin dhe kreativitetin.
Në margjinat e Ministerialit mbi Rikthimin e Terrorizmit Politik në Uashington, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua me Zëvendës Sekretarin e Shtetit, Christopher Landau dhe me Nën Sekretaren Alison Hooker.
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka pritur në takim të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Çarmatimin dhe Mospërhapjen, Stephan Klement, shoqëruar nga përfaqësues të Zyrës Rajonale të SEESAC dhe UNDP Albania.
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, mori pjesë sot pjesë në ceremoninë përmbyllëse të kampit veror të Tropojës, së bashku me kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi.
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, theksoi sot se raporti i sundimit të ligjit 2026 i Komisionit Evropian konfirmon rezultatet e reformës në drejtësi dhe progresin e arritur në funksionimin e sistemit.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se “Paketa e Maleve” po krijon mundësi të reja për sipërmarrësit që synojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre, duke përfituar nga lehtësitë dhe instrumentet mbështetëse që ofron qeveria.
Ministri i Financave, Petrit Malaj informoi sot se qeveria ka vendosur 800 mijë euro në dispozicion të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme për t’i ndihmuar në përgatitjen e planeve të investimit për të aplikuar nëpër banka dhe për të përfituar si nga linja e kredisë por edhe nga Garancia Sovrane.
Gjatë qëndrimit të tij në Uashington, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua në margjinat e Ministerialit për rikthimin e terrorizmit politik me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në Ministerialin mbi rikthimin e terrorizmit politik, të thirrur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot gjatë prezantimit të Programit Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.









