
Category: Ministrite
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot gjatë një konference në medie treguesit më të fundit ekonomikë, si dhe pritshmëritë për vitin 2026, me fokus rritjen ekonomike, inovacionin dhe përafrimin me standardet europiane.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, duke e cilësuar këtë ndalesë si një moment me peshë të veçantë në ruajtjen dhe forcimin e kujtesës sonë kombëtare.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ndërsa po zhvillon vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, u takua në Tetovë me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, nënkryetarin Bujar Osmani, si dhe me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi se pas përfundimit të fazës komplekse të punimeve nëntokësore, projekti ka hyrë në etapën e realizimit ndërtimor, duke marrë formë një hapësirë ikonike për artin dhe kulturën.
Propozimet për ndryshime në ligjin “Për prefektin e qarkut”, u diskutuan në një tryezë konsultative të drejtuar nga ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, së bashku me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, në të cilën ishin të pranishëm të gjithë prefektët e qarqeve në vend.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut vizitoi komunën e Tetovës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim të ngushtë me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe me mbështetje financiare të qeverisë së Suedisë përmes Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida), përuroi sot qendrën e re LILIUM për Menaxhimin e Krizave në Rastet e Dhunës Seksuale në Vlorë.
Në Tiranë u zhvillua sot ceremonia e nderimit me Medalje Ari të 190 nxënësve të shkollave të të gjithë vendit, që kanë përfunduar me rezultate të shkëlqyera ciklin e arsimit të mesëm të lartë.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi në Shkup një takim me Kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Musa Xhaferri, si dhe me Arbana Pashollin, nënkryetare e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi një vizitë në Portin e Durrësit, ku inspektoi nga afër masat e marra për menaxhimin e fluksit të lëvizjeve gjatë periudhës së festave të fundvitit.









