
Category: Ministrite
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një konferencë për shtyp me gazetarë nga vendet e Bashkimit Evropian.
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj deklaroi sot se projekti i propozuar për zhvillim në zonën e Pishë Poro – Nartë do t’i nënshtrohet procedurës së vlerësimit të thelluar të ndikimit në mjedis, niveli më i lartë i kontrollit që parashikon legjislacioni shqiptar.
Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, morën pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e 25-vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi theksoi sot rëndësinë e autostradës Thumanë-Kashar, si pjesë e një prej akseve më të rëndësishme të Korridorit Adriatiko-Jonian, që bën ndërlidhjen rajonale në kuadër të integrimit europian të Ballkanit Perëndimor.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha gjatë vizitës në Bullgari ishte i ftuar nga ECFR (Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë) për të diskutuar rreth perspektivës së zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor.
Në Ditën Fushore të organizuar në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) në Lushnjë, ku mori pjesë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe kryetarja e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, u prezantuan praktika dhe teknologji të reja në shërbim të zhvillimit të bujqësisë së qëndrueshme.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u prit sot në një takim në Sofje, nga kryetarja e Kuvendit Kombëtar të Bullgarisë, Mihaela Dotsova.
Për herë të parë, Shqipëria mirëpriti Konferencën e Kartës Rinore Evropiane, duke mbledhur mbi 100 përfaqësues nga më shumë se 30 vende të Evropës.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Kartës Rinore.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, po merr pjesë në takimin Ministror të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Sofje.









