
Category: Ministrite
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot në Kuvend se fondi për pushtetin vendor në projektbuxhetin 2026 arrin në 1,2 miliardë euro, ose 3,52% të PBB-së, duke mbështetur veçanërisht investimet.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare ku u diskutua projektbuxheti në parim, deklaroi se projektbuxheti 2026 përmbush premtimet e qeverisë për rritjen e mirëqenies dhe konsolidimin ekonomik të vendit.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se, të ardhurat buxhetore për vitin 2026 parashikohen në 823,1 miliardë lekë ose 29,6% e PBB-së, duke shënuar një rritje prej 52,9 miliardë lekësh krahasuar me vitin 2025.
Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë diskutimit për projektbuxhetin 2026 në seancën plenare të Kuvendit u ndal edhe tek buxheti i Ministrisë së arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se lista e përfituesve nga fshirja e borxhit tatimor dhe doganor përmban 202 mijë tatimpagues.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në fjalën e saj në Forumin “Connect Albania-E ardhmja është digjitale”, që u mbajt në Tiranë, theksoi rëndësinë strategjike të digjitalizimit të pagesave si një element kyç për zhvillimin e mëtejshëm digjital të vendit.
Reshje intensive shiu kanë përfshirë gjatë gjithë ditës së martë territorin e vendit, duke krijuar situata të vështira në disa zona, ndërsa strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë vijojnë punën pa ndërprerje për menaxhimin e pasojave.
Sektori i peshkimit do të mbështetet me një fond prej 580 milionë lekësh në vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 10,1% krahasuar me vitin e kaluar.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot pasdite një takim me Shtabin e Emergjencave në Lezhë, ku u analizua situata e krijuar nga moti i keq dhe masat që do të merren në orët në vijim.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike projektligjin “Për vullnetarizmin”.









