Mbi 155 efektivë të FA në terren për përballimin e situatës nga reshjet intensive

Ministria e Mbrojtjes siguron se Forcat e Armatosura, në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, vijojnë punën në terren për garantimin e sigurisë së banorëve dhe mbajtjen e situatës nën kontroll.


Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë vendin.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se efektivë të Komandës Mbështetëse dhe të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Forcës Tokësore janë dislokuar në zonat e prekura nga përmbytjet, me fokus mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimin e pasojave nga situatat emergjente.

Aktualisht, mbi 155 efektivë, 37 mjete dhe 7 motopompa janë angazhuar në qarqet Vlorë, Fier, Durrës dhe Gjirokastër, si dhe në zona të tjera ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja.

Në qarkun e Vlorës janë angazhuar 37 efektivë, 4 mjete, 3 gomone dhe një ambulancë me dy efektivë mjekësorë.

Në Durrës po operojnë 61 efektivë me 17 mjete, 5 gomone dhe 7 agregate motopompa, nga të cilat 4 me fuqi të lartë thithëse, 1 me fuqi të mesme dhe 2 me fuqi të vogël.

Në Gjirokastër janë angazhuar 27 efektivë me 4 mjete, ndërsa në zonën e urës së Mifolit, në fshatin Ferras të qarkut Fier, po punojnë 23 efektivë me 34 mjete dhe një motovarkë.

Ndërkohë, në Kurbin është zhvilluar një operacion xhenier për pastrimin e rrugëve, ku janë angazhuar 3 efektivë dhe 2 mjete.

Ministria e Mbrojtjes siguron se Forcat e Armatosura, në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, vijojnë punën në terren për garantimin e sigurisë së banorëve dhe mbajtjen e situatës nën kontroll.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama prezanton dokumentin “Besa”: Aleancë për të kthyer protestën e flamingove në test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se vendimet e qeverisë nuk do të përjetohen si prerje në besë, ku qytetarët të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama prezanton dokumentin “Besa”: Aleancë për të kthyer protestën e flamingove në test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se vendimet e qeverisë nuk do të përjetohen si prerje në besë, ku qytetarët të…