70 kredi pa interes për mjekët dhe infermierët

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi hapjen e thirrjes për 70 kredi të lehtësuara, ndërsa aplikimet do të nisin më 27 gusht 2026 dhe do të jenë të hapura deri më 25 shtator 2026.

Viti i ri shkollor, më shumë teknologji dhe siguri në shkolla

Sipas udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, gjatë këtij viti do të monitorohen nga afër përdorimi i laboratorëve Smart, performanca e shkollave dhe zhvillimi profesional i mësuesve.

Nufi: Guna Tactical, investim me rëndësi në industrinë shqiptare të mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ndau sot pamje nga kantieri i punës në kompaninë “Guna Tactical”, ku po ndërtohet një nga investimet më të rëndësishme të partneritetit publik-privat në industrinë shqiptare të mbrojtjes.

Nisma “BRIDGE2EU”, Ibrahimaj: Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, mundësi financimi nga BE

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Brain Nest Institute, ka lançuar nismën BRIDGE2EU – Nga Potenciali Lokal drejt Mundësive Evropiane

Viti i ri akademik nis më 5 tetor, Kumbaro: Universitetet me hapësira të reja dhe moderne

Viti i ri akademik 2026–2027 në institucionet e arsimit të lartë do të nisë më 5 tetor deri më 24 shtator 2027, ndërsa universitetet po vijojnë përgatitjet për rikthimin e studentëve në auditore dhe laboratorë.

MEPJ: Përfundon me sukses një tjetër operacion për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se sot përfundoi operacioni për riatdhesimin vullnetar nga Siria të pesë shtetasve shqiptarë, nga të cilët gra e fëmijë.

Hoxha: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi parësor, do të reformojmë më tej Shërbimin e Jashtëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha bëri sot të ditur prioritetet e diplomacisë shqiptare për muajt e ardhshëm, në kuadër të seminarit të Qeverisë që u zhvillua në Pogradec.

Ministria e Financave: Të ardhurat buxhetore 484,6 miliardë lekë gjatë 7-mujorit, rriten 11,8%

Ministria e Financave bëri të ditur se të ardhurat totale u realizuan në masën 100% të planit të shtatëmujorit.

Hapet thirrja për 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës publike

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit hap më 27 gusht thirrjen për aplikim për 300 kredi me 0% interes, të dedikuara për punonjësit e administratës publike për blerjen e një banese. Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 25 shtator 2026.

U kthye nga Italia për të ndërtuar agroturizëm në Kavajë, Koçiu: Histori që po e shohim gjithnjë e më shpesh

Zv/kryeministrja solli në vëmendje edhe programin e qeverisë shqiptare “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, i cili vijon të mbështesë sipërmarrësit që duan të investojnë në agroturizëm, me kredi deri në 200 milionë lekë për subjekt dhe garanci sovrane deri në 70%.