
Category: Ministrite
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se Shqipëria vijon të ruajë pozicionin e saj si një nga ekonomitë më të qëndrueshme në rajon, duke kombinuar rritjen ekonomike me nivelin më të ulët të inflacionit në Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria po vijon përgatitjet për hapjen e negociatave për Kapitullin 22 “Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore”, të cilat sipas planit të punës së qeverisë shqiptare pritet të nisin në fillim të vitit 2027
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, në një takim me drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar, ekspertë të Ministrisë së Arsimit dhe përfaqësues të World Vision Albania prezantoi nisjen e programit “Shkolla Verore 2026”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, mori pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, ku prezantoi prioritetet strategjike të Ministrisë dhe reformat kryesore që po transformojnë sistemin shëndetësor shqiptar.
Ministria e Drejtësisë mirëpriti përfaqësues të institucioneve partnere nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të Forumit Rajonal për Forcimin e Mekanizmit të Ndërmjetësimit, ku u lançua zyrtarisht projekti “SEE Mediation – Forcimi i Sistemeve të Ndërmjetësimit në Evropën Juglindore”.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilluan një vizitë në Pikën e Inspektimit Kufitar Qafë Thanë, së bashku me përfaqësues të Policisë së Shtetit, Doganave dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, është takuar në Departamentin Amerikan të Shtetit me zëvendësndihmëssekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Sonata Coulter, si dhe me zëvendësndihmëssekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Politiko-Ushtarake, Rachel Schiller.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Takimet Bilaterale për Konsultimet e Mbrojtjes që u zhvilluan në Pentagon (SHBA), nga 11-12 qershor.
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha se ky dëmtues rrezikon masivet e gështenjës në vendin tonë.
Komiteti Kombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin zhvilloi sot mbledhjen e parë.









