
Category: Ditari
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se për vitin 2026 qeveria ka parashikuar një fond prej 2,5 miliardë lekësh për mbrojtjen civile dhe parandalimin e fatkeqësive, me qëllim rritjen e sigurisë përballë fatkeqësive natyrore dhe forcimin e masave parandaluese.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji priti sot në një takim kortezie në ambientet e kësaj gjykate, kreun e zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Giulia Re.
Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Klodiana Spahiu, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi.
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka miratuar dy programe model të Transparencës për autoritetet publike dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji “Për të drejtën e informimit”.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot kërkesën për pajisjen me fletë tip për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e ligjit “Për barazinë gjinore”.
Në ceremoninë e certifikimit, të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka avantazhin se prodhon 100% energji të gjelbër, vlera e së cilës në portofolin energjetik të Europës është shumë e lartë, krahasimisht me energjinë që vjen nga burimet fosile
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nënvizoi sot se energjia shqiptare prodhohet kryesisht nga burime të rinovueshme, dhe për këtë arsye ka taksë zero të karbonit.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në eventin prezantues të parkut eolik të Tropojës të mbajtur në Tiranë, një projekt strategjik me kapacitet të pritshëm prej 600 MW, që po zhvillohet nga kompania amerikane CWP.
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se portofoli energjetik i vendit ka nisur tashmë të diverisifikohet, ndërsa objektivi është që deri në fund të kësaj dekade, 30% e prodhimit të jetë nga era dhe dielli.









