Rama: Shqipëria në BE deri në vitin 2030, objektivi ynë i vetëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe të kabinetit qeveritar në Pallatin e Brigadave, se Shqipëria ka hyrë në një kapitull të ri të procesit të integrimit europian.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe të kabinetit qeveritar në Pallatin e Brigadave, se Shqipëria ka hyrë në një kapitull të ri të procesit të integrimit europian.

“Aktualisht kemi arritur hyrjen në kapitullin e ri të procesit, që është vlerësimi dhe më pas marrja e dritës jeshile për ato që quhen pikat e ndërmjetme. Sipas drejtuesve tanë në këtë proces, ky është një test me vështirësi shumë të lartë dhe kërkon një përgatitje shumë të madhe të vendit”, u shpreh Rama.

Ai nënvizoi se për vende të tjera para Shqipërisë janë dashur vite për të kaluar këtë fazë, ndërsa sipas planit të qeverisë shqiptare, testi duhet të përmbyllet brenda disa muajsh.

“Për planin tonë, ky test duhet kaluar në disa muaj dhe kjo do forcë. Dhe forcë, në këtë rast, do të thotë përqendrim i të gjitha forcave në një drejtim”, tha Kryeministri.

Rama u shpreh besimplotë se vendi do ta kalojë me sukses këtë fazë, pavarësisht, siç u shpreh ai, “shkopinjve nën rrota dhe tymit të bombave artizanale”.

“Nuk e kam fjalën thjesht për ato që plasin rrugëve të dëshpërimit të pangushëllueshëm opozitar, por për të gjitha ato bomba artizanale që plasin përditë, duke hedhur përpjetë kapakët e 700 tenxhereve mediatike, të cilat e kanë kthyer mexhelisin e Shqipërisë në pazarin më të neveritshëm të gënjeshtrave me lloj-lloj bishtash”, deklaroi ai.

Duke cituar një shprehje popullore, Rama tha se, “kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta s’ka veshur ende pantallonat”, duke shtuar se sot, ndryshe nga dikur kur “tenxherja e vetme mediatike ishte tellalli i qytetit”, lajmet dhe dezinformimi përhapen përmes çdo butoni.

Kreu i qeverisë theksoi se përballë kësaj situate, fokusi duhet të jetë i plotë te puna dhe vetëpërmirësimi.

“Duhet ta rrisim me çdo kusht përqendrimin në punët tona, të mëdha e të vogla. Të shtojmë forcat për t’i bërë sa më mirë dhe për t’i komunikuar sa më shumë, si edhe të përpiqemi me më shumë këmbëngulje të vetëkorrigjohemi dhe të vetëpërmirësohemi”, u shpreh ai.

Rama ftoi deputetët për debat të hapur brenda familjes politike, por me një objektiv të vetëm Shqipëria në Bashkimin Europian në vitin 2030.

“Pasi debatojmë dhe ndajmë opinionet, duhet të përqendrohemi në një pikë, në vetëm një pikë dhe asnjë tjetër, Shqipërinë në Bashkimin Europian në vitin 2030”, theksoi Kryeministri.

Në fund, ai e cilësoi integrimin në Bashkimin Europian si një moment historik për vendin.

“Shqipëria në BE nuk është një tjetër etapë e zhvillimit të vendit. Shqipëria në BE është histori”, theksoi Rama.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Vlora me projektin në Zvërnec bëhet destinacion botëror

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorë të Zvërnecit sot deklaroi se projekti i resortit turistik në zonë do…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Vlora me projektin në Zvërnec bëhet destinacion botëror

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorë të Zvërnecit sot deklaroi se projekti i resortit turistik në zonë do…