AAPSK, 160 milionë lekë për institucionet ligjzbatuese në 2025

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka vijuar gjatë vitit 2025 të luajë një rol aktiv në mbështetjen financiare të institucioneve ligjzbatuese, duke kanalizuar fondet e krijuara nga administrimi dhe konfiskimi i pasurive drejt forcimit të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë publike.


Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka vijuar gjatë vitit 2025 të luajë një rol aktiv në mbështetjen financiare të institucioneve ligjzbatuese, duke kanalizuar fondet e krijuara nga administrimi dhe konfiskimi i pasurive drejt forcimit të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë publike.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025, me vendim të Komitetit Ndërinstitucional për Masat kundër Krimit të Organizuar, u financuan projekte të rëndësishme për disa institucione kyçe, me vlerë të përgjithshme mbi 160 milionë lekë.

Institucionet e drejtësisë, përfshirë GJKKO dhe Prokurorinë e Përgjithshme, përfituan mbi 115 milionë lekë, duke reflektuar një prioritet të qartë për forcimin e kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit u financua me 28,800,000 lekë për mbështetje logjistike dhe furnizim materialo-teknik, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve përfitoi 16,305,380 lekë për përmirësimin e kushteve të administrimit penitenciar.

Një rast i veçantë gjatë vitit 2025 ishte kalimi në buxhetin e shtetit i shumës 10 milionë euro. Ky transferim përbën një tregues konkret të efektivitetit të mekanizmave të konfiskimit dhe të rolit të AAPSK në rikuperimin e aseteve të paligjshme në funksion të interesit publik.

Paralelisht, investimet për vetë AAPSK u mbështetën me 20 milionë lekë, duke synuar rritjen e kapaciteteve të brendshme administrative dhe operacionale të Agjencisë.

Përveç financimeve të realizuara në 2025, Komiteti Ndërinstitucional ka miratuar edhe një seri projektesh të tjera që aktualisht janë në proces financimi.

Sipas tabelës së projekteve të miratuara, përfitues kryesorë mbeten institucionet e drejtësisë dhe sigurisë:

Konkretisht, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka të miratuar një financim prej 119,000,000 lekësh; Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit Tiranë përfiton 5,000,000 lekë, bazuar në vendimin nr. 5751, datë 19.11.2025; Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka disa projekte në proces, përfshirë 3,514,328 lekë si dhe 41,280,000 lekë, si edhe një financim prej 100,000 euro.

Ndërsa SPAK përfiton disa financime të ndara: 3,300,000 euro, 1,800,000 euro, si dhe 121,287,421 lekë.

Në total, vetëm nga projektet në proces rezultojnë disa milionë euro dhe mbi 280 milionë lekë të miratuara, duke konsoliduar trendin e mbështetjes së drejtpërdrejtë për strukturat që luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Struktura e financimeve tregon një orientim të qartë strategjik: fondet e krijuara nga administrimi dhe konfiskimi i pasurive të paligjshme rikthehen për të forcuar pikërisht institucionet që godasin aktivitetet e paligjshme.

Në këtë kontekst, AAPSK po pozicionohet si një aktor kyç në ciklin e plotë të luftës kundër krimit të organizuar, nga sekuestrimi dhe administrimi i aseteve, deri te riinvestimi i tyre në sistemin e drejtësisë dhe sigurisë.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…