Sejko me drejtues të lartë të Bankës Botërore dhe IFC-së, në fokus stabiliteti financiar dhe reformat

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Antonella Bassani, zëvendëspresidente për Evropën dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore, Xiaoqing Yu, drejtore Rajonale për Ballkanin Perëndimor, si dhe Alfonso García Mora, zëvendëspresident Rajonal i IFC-së, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në Shqipëri, të cilat u vlerësuan si pozitive, me rritje të qëndrueshme ekonomike, inflacion të ulët dhe forcim të stabilitetit financiar.

U theksua roli i Bankës Botërore në mbështetjen e reformave në vend, përfshirë programet e mëparshme si FINSAC, si dhe rëndësia e vijimit të bashkëpunimit në projekte me ndikim strategjik për modernizimin e sistemit financiar.

Në fokus të diskutimeve ishin edhe zhvillimet në sektorin bankar, i cili u vlerësua si i qëndrueshëm dhe i mirëkapitalizuar, me rritje të aktivitetit kreditues, përmirësim të cilësisë së portofolit dhe nivele të larta likuiditeti.

Takimi rikonfirmoi angazhimin e përbashkët për forcimin e stabilitetit financiar, menaxhimin e rreziqeve dhe avancimin e reformave që synojnë integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në sistemin financiar evropian dhe ndërkombëtar.

Burimi ATSH

“Tirana Economic Forum”, ambasadorja Hajdaraga takim me presidentin e Delphi Economic Forum.

Ambasadorja Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me Symeon Tsomokos, President i Delphi Economic Forum.

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Tirana Economic Forum”, ambasadorja Hajdaraga takim me presidentin e Delphi Economic Forum.

Ambasadorja Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me Symeon Tsomokos, President i Delphi Economic Forum.