Kontingjenti i parë shqiptar i helikopterëve niset në misionin e NATO-s në Kosovë

Kontingjenti i parë i helikopterëve nga Shqipëria do t’i bashkohet misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë.


Kontingjenti i parë i helikopterëve nga Shqipëria do t’i bashkohet misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë.

Në Bazën Ajrore të Farkës është zhvilluar ceremonia e përcjelljes së 13 efektivëve të Forcave të Armatosura, që do të shërbejnë në këtë mision të Aleancës, në bazën ushtarake amerikane “Bondsteel”, duke shënuar një moment të rëndësishëm për Forcën Ajrore dhe zgjerimin e kontributit të Shqipërisë në operacionet ndërkombëtare.

Në fjalën përshëndetëse që mbajti në këtë ceremoni, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi e cilësoi këtë angazhim si dëshmi të profesionalizmit të ushtarakëve shqiptarë dhe të përgjegjësive që vendi ynë përmbush si aleat i përkushtuar i NATO-s.

“Kontingjenti që përcjellim sot është pjesë e kësaj përpjekjeje. Ai dëshmon se Forca Ajrore po zgjeron rolin e saj dhe se Forcat tona të Armatosura po konsolidojnë kapacitetet për të përmbushur detyra gjithnjë e më të rëndësishme në kuadër të NATO-s”, tha Nufi.

Sipas tij, “Për Shqipërinë, ky mision ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm për lidhjen vëllazërore dhe historike me Kosovën, por edhe sepse siguria dhe stabiliteti i Kosovës lidhen drejtpërdrejt me paqen dhe sigurinë e Shqipërisë dhe gjithë rajonit tonë”.

“Në këtë kuadër, angazhimi ynë në KFOR mbetet i palëkundur! Dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar që të vijojmë të përmbushim përgjegjësitë tona me seriozitet, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë, në shërbim të sigurisë së përbashkët”, u shpreh Nufi, ndërsa cilësoi ndër të tjera se kontributi i Shqipërisë për sigurinë ndërkombëtare nuk kufizohet vetëm në këtë mision, por ai është pjesë gjithashtu e operacioneve të NATO-s, Bashkimit Evropian dhe të Kombeve të Bashkuara.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin të pranishëm Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji, Komandanti i Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Voci, komandantë dhe drejtues të Forcave të Armatosur, si dhe familjarë të efektivëve që nisen me mision.

Burimi ATSH

Rama: Banka e Shqipërisë nuk është sulmuar as në vitin 1997

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me drejtuesit e sistemit bankar ku shprehu solidaritetin e qeverisë pas sulmeve të…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Banka e Shqipërisë nuk është sulmuar as në vitin 1997

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me drejtuesit e sistemit bankar ku shprehu solidaritetin e qeverisë pas sulmeve të…