Ahmetaj: BSH, reforma për formalizimin dhe rritjen e efikasitetit të kanaleve të dërgimit të remitancave

Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, mori pjesë si folëse në panelin me temë: “Diaspora shqiptare si partner mbështetës për integrimin evropian dhe zhvillimin e qëndrueshëm” të samitit të diasporës.


Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, mori pjesë si folëse në panelin me temë: “Diaspora shqiptare si partner mbështetës për integrimin evropian dhe zhvillimin e qëndrueshëm” të samitit të diasporës.

Paneli trajtoi rolin e diasporës shqiptare si një aktor strategjik në përshpejtimin e integrimit evropian të vendit, si dhe në mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Gjatë fjalës së saj, Ahmetaj theksoi rëndësinë e diasporës si një burim i rëndësishëm i kapitalit njerëzor dhe financiar për Shqipërinë. Ajo nënvizoi se emigracioni është një fenomen global me ndikim të gjerë ekonomik, ndërsa remitancat përbëjnë një kontribut të rëndësishëm për ekonominë shqiptare, duke zënë një peshë të konsiderueshme në të ardhurat familjare dhe në produktin e brendshëm bruto.

Në këtë kuadër, Ahmetaj u shpreh se Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një sërë reformash për formalizimin dhe rritjen e efikasitetit të kanaleve të dërgimit të remitancave, duke synuar uljen e kostove dhe rritjen e aksesit të familjeve në sistemin financiar. Kjo krijon kushtet për shndërrimin e të ardhurave nga remitancat në një burim ekonomik për daljen nga varfëria dhe rritje ekonomike afatgjatë.

Ajo u ndal gjithashtu tek hartimi i strategjisë së dedikuar për pagesat me vlerë të vogël nga Banka e Shqipërisë, miratimin e kuadrit ligjor për shërbimet e pagesave, si dhe nxitjen e zhvillimit të sektorit fintech, i cili mundëson shtrirje më të gjerë të shërbimeve financiare, veçanërisht në zonat më pak të mbuluara.

Ajo theksoi gjithashtu një moment të rëndësishëm, anëtarësimin e Shqipërisë në zonën SEPA, i cili përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit financiar në BE. Ky zhvillim pritet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset shqiptare, përmes uljes së kostove të transfertave dhe rritjes së efikasitetit të pagesave ndërkufitare dhe nxitjes së inovacionit.

Ahmetaj nënvizoi më tej rëndësinë e inovacionit në zhvillimin e ardhshëm ekonomik, duke theksuar se kapitali njerëzor dhe ekspertiza janë faktorë kyç për integrimin e Shqipërisë në zinxhirët globalë të prodhimit. Në këtë drejtim, ajo vlerësoi rolin e diasporës si një urë lidhëse e rëndësishme për transferimin e njohurive, përvojës dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.

Në përfundim, zëvendësguvernatorja Ahmetaj theksoi se sistemi financiar shqiptar është i gatshëm të mbështesë iniciativa inovative dhe projekte zhvillimi, duke inkurajuar një bashkëpunim më të ngushtë me diasporën për të shfrytëzuar në mënyrë sa më efektive potencialin e përbashkët në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Burimi ATSH

Rama: Domosdoshmëri të ecim me ritëm dhe të fillojmë me mbylljen e kapitujve të negociatave të integrimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria duhet të vijojë me të njëjtin ritëm për përmbushjen e detyrave me qëllim…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Domosdoshmëri të ecim me ritëm dhe të fillojmë me mbylljen e kapitujve të negociatave të integrimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria duhet të vijojë me të njëjtin ritëm për përmbushjen e detyrave me qëllim…