Rama: Protestuesit e dhunshëm do të kenë hijen e shtetit nga pas deri kur të shlyejnë dëmin që kanë bërë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se personat që kanë ushtruar dhunë ndaj policisë dhe kanë dëmtuar pronën publike dhe private gjatë protestave do të mbajnë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara, duke theksuar se shteti do të ndjekë deri në fund procesin e shlyerjes së tyre.


Kryeministri Edi Rama deklaroi se personat që kanë ushtruar dhunë ndaj policisë dhe kanë dëmtuar pronën publike dhe private gjatë protestave do të mbajnë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara, duke theksuar se shteti do të ndjekë deri në fund procesin e shlyerjes së tyre.

Gjatë një takimi me drejtuesit e sistemit bankar në vend, Rama u shpreh se autoritetet do të vijojnë të ndjekin personat përgjegjës deri në kompensimin e dëmeve.

“Ana tjetër e medaljes është që të gjithë ata që kanë ngritur dorë kundër shtetit, që kanë ngritur dorë kundër policisë, që kanë dëmtuar pronën publike dhe private, do të kenë hijen e shtetit nga pas, deri kur të shlyejnë dëmin që kanë bërë”, deklaroi Rama.

Kryeministri ngriti gjithashtu shqetësimin për atë që e cilësoi si përfshirje të subjekteve të caktuara dhe të krimit të organizuar në pagesat për nxitjen e të rinjve dhe të miturve për të marrë pjesë në akte dhune.

Ai foli edhe për ndërhyrje të jashtme të lidhura me pozicionin e Shqipërisë dhe përpjekje për të penguar rrugëtimin e vendit.

Duke u ndalur te marrëdhëniet ndërkombëtare, Rama theksoi se Shqipëria synon të ruajë marrëdhënie miqësore me vende të ndryshme, pavarësisht mosmarrëveshjeve që ato mund të kenë mes tyre.

Ai përmendi marrëdhëniet me Izraelin, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Turqinë, duke nënvizuar rëndësinë e krijimit të një klime të favorshme për turizmin, investimet dhe zhvillimin ekonomik.

“Jemi një vend mik i Izraelit, ashtu siç jemi, në mënyrë simetrike, një vend mik i Katarit, që nuk ka marrëdhënie me Izraelin; jemi një vend mik i Emirateve të Bashkuara, një vend mik i Arabisë Saudite, që nuk ka lidhje me Izraelin, si dhe një vend mik i Turqisë, që nuk ka marrëdhënie të mira me Izraelin në këtë moment që flasim, ndërkohë që ne jemi një vend i vogël”, tha Rama.

“Ne kemi nevojë për miq, ne kemi nevojë që të rrisim ekonominë, ne kemi nevojë që të rrisim mirëqenien, ne kemi nevojë që të jemi një vend ku të gjithë shikojnë një destinacion për turizëm, për investime, një vend ku njerëzit të vijnë, mundësisht të vijnë dhe të jetojnë këtu, të investojnë këtu dhe të bëhen pjesë e këtij komuniteti duke sjellë dije, duke sjellë para, duke sjellë eksperiencë”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se, pavarësisht vështirësive dhe problematikave me të cilat përballet vendi, Shqipëria ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon, duke e vënë theksin te nevoja për të vijuar zhvillimin dhe për të krijuar më shumë mundësi për qytetarët.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Fytyra e mbuluar në tubim do të trajtohet si shkelje e ligjit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se institucionet kishin pasur informacion për skenarë të mundshëm për të provokuar një situatë të ngjashme…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Fytyra e mbuluar në tubim do të trajtohet si shkelje e ligjit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se institucionet kishin pasur informacion për skenarë të mundshëm për të provokuar një situatë të ngjashme…