Banka e Shqipërisë – UNDP: Edukim financiar, me fokus rritjen e aksesit në financim për SME-të

Forcimi i bashkëpunimit në financat e gjelbra, edukimin financiar dhe digjital, sistemet e pagesave dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ishte në fokus të takimit të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, me Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Shqipëri, Randi Davis.


Forcimi i bashkëpunimit në financat e gjelbra, edukimin financiar dhe digjital, sistemet e pagesave dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ishte në fokus të takimit të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, me Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Shqipëri, Randi Davis.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend, nismat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. Randi Davis përgëzoi Bankën e Shqipërisë për punën në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar.

Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare, duke theksuar se ruajtja e stabilitetit të çmimeve dhe stabilitetit financiar mbetet në qendër të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë. Ai vlerësoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për përballimin e sfidave të reja të ekonomisë.

Një pjesë e diskutimeve iu kushtua financave të gjelbra dhe integrimit të faktorëve mjedisorë e klimatikë në sektorin financiar. Sejko theksoi rëndësinë e adresimit të rreziqeve që lidhen me ndryshimet klimatike dhe promovimit të financave të gjelbra për qëndrueshmërinë e sistemit financiar.

Davis vlerësoi përpjekjet e Bankës së Shqipërisë në këtë drejtim dhe shprehu gatishmërinë e UNDP-së për të mbështetur nismat që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe kapaciteteve të sektorit financiar për çështjet klimatike dhe mjedisore.

Në takim u diskutua edhe edukimi financiar dhe digjital. Sejko nënvizoi se rritja e kulturës financiare të publikut është e rëndësishme për forcimin e përfshirjes financiare dhe përdorimin e sigurt të shërbimeve financiare. Ai prezantoi gjithashtu nismat e Bankës së Shqipërisë për zhvillimin e sistemeve të pagesave dhe forcimin e sigurisë kibernetike. Banka e Shqipërisë e konsideron edukimin financiar një nga fushat e rëndësishme të veprimtarisë së saj.

Përfaqësuesja e UNDP-së evidentoi punën e organizatës në mbështetje të edukimit financiar të SME-ve në Shqipëri, duke e cilësuar këtë një fushë me potencial për shkëmbim eksperiencash dhe zhvillim të nismave të përbashkëta, veçanërisht për përmirësimin e aksesit në financim dhe forcimin e kapaciteteve të tyre.

Gjatë takimit u diskutua edhe procesi i integrimit evropian të Shqipërisë. Sejko nënvizoi se integrimi në Bashkimin Evropian është një prioritet strategjik për vendin, ndërsa Davis theksoi rëndësinë e mbështetjes së reformave institucionale dhe përafrimit të politikave me standardet evropiane.

Në përfundim, të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vijuar dhe forcuar bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët, veçanërisht në financat e gjelbra, edukimin financiar dhe digjital, sistemet e pagesave, mbështetjen e SME-ve dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Burimi ATSH

Gonxhja takim me homologen greke: Nis së shpejti restaurimi i banesës së Faik Konicës

Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja pas takimit dypalësh në bashkinë e Prespës…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja takim me homologen greke: Nis së shpejti restaurimi i banesës së Faik Konicës

Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja pas takimit dypalësh në bashkinë e Prespës…