Ligji për barazinë gjinore, Suard: Mosdiskriminimi, vlerë themelore e BE-së

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, gjatë një vizite në Korçë, e pyetur nga mediet në lidhje me debatin për ligjin e barazisë gjinore, theksoi se respektimi i të drejtave të njeriut dhe barazisë është një vlerë thelbësore e Bashkimit Evropian dhe diplomacisë franceze.


Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, gjatë një vizite në Korçë, e pyetur nga mediet në lidhje me debatin për ligjin e barazisë gjinore, theksoi se respektimi i të drejtave të njeriut dhe barazisë është një vlerë thelbësore e Bashkimit Evropian dhe diplomacisë franceze.

“Ajo që mund të them është se të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi kundrejt çdo lloj njeriu apo popullsie dhe barazia e gjinive, janë vlera themelore të Bashkimit Evropian. Nuk ka një direktivë të posaçme të BE-së, por të gjitha tekstet mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën e diskriminimit. Kjo është zemra e drejtësisë në BE dhe e diplomacisë franceze gjithashtu”, u shpreh Suard.

Sa i përket raportit të fundit të Këshillit të Evropës për progresin e Shqipërisë drejt integrimit evropian, Suard e cilësoi atë si një dokument shumë pozitiv, që njeh arritjet e deritanishme, por kërkon vazhdim të reformave.

“Raporti që u publikua së fundmi ishte shumë pozitiv, kjo u nënvizua dhe nga autoritetet, nga përfaqësues të BE, përfaqësues të politikës së jashtme, kryeministri, ambasadori i BE në Shqipëri. Po, është një raport pozitiv që tregon progresin dhe merr parasysh gjithë progresin e paprecedentë që është bërë deri tani në raport me Shqipërinë. Ajo që është e qartë, është gjithashtu se kjo qasje duhet të vazhdojë deri në të ardhmen duke inkurajuar reformat e duke vazhduar në këtë rrugë. Është akoma e nevojshme që të shkojmë edhe më larg se sa kemi ecur deri tani”, tha ambasadorja.

Ajo shtoi se përtej teksteve ligjore, është çështja e zbatimit të këtyre reformave dhe ligjeve.

“Kontrolli dhe mënyra se si do të aplikohet kjo normë dhe këto ligje tek qytetarët dhe aktorët e ndryshëm, përfshirë dhe ata ekonomikë, ka ende shumë për t’u bërë. Jam shumë besimplotë me faktin që Shqipëria është në gjendje të arrijë objektivat e saj dhe ne jemi në dispozicionin e saj për ta ndihmuar, por është një punë shumë e vështirë. Duhet që të gjithë të kontribuojnë, klasat politike dhe gjithë parlamenti”, tha ajo.

E pyetur për punën e SPAK, ambasadorja franceze e konsideroi atë si rezultatin emblematik të reformës në drejtësi.

“SPAK është rezultati emblematik i reformës së drejtësisë në Shqipëri. Është një mjet i jashtëzakonshëm i cili është zhvilluar shumë dhe sot është një mjet që jep një indikator të rëndësishëm ndaj sistemeve tona të drejtësisë. Nuk është vetëm një institucion që merr informacione nga jashtë, por është një institucion që është kthyer tashmë partner i plotë me sistemet tona të sigurisë, informacionit të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar. Pra, është një rezultat i jashtëzakonshëm që varet shumë edhe nga personaliteti që ka në krye dhe shpresoj se do të vazhdojë edhe me ndryshimet e fundit të drejtuesve të SPAK”, u shpreh ajo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.