Kumbaro me ambasadoren Suard: Koordinim për projektin e Liceut Franko-Shqiptar

Rilindja e Liceut Franko-Shqiptar në Korçë si dhe ofrimi i programeve nga Universiteti i Teknologjisë së Compiègne në Universitetin Politeknik të Tiranës janë dy bashkëpunime me Francën që po projektohen në fushën e arsimit.


Rilindja e Liceut Franko-Shqiptar në Korçë si dhe ofrimi i programeve nga Universiteti i Teknologjisë së Compiègne në Universitetin Politeknik të Tiranës janë dy bashkëpunime me Francën që po projektohen në fushën e arsimit.

Rreth këtyre dy projekteve u fokusua edhe takimi i sotëm koordinues mes ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro dhe ambasadores franceze Catherine Suard.

Kumbaro u shpreh se projektet do të shënojnë një hap të madh për arsimin dhe inovacionin në Shqipëri.

Po ashtu, projektet do të krijojnë mundësi të reja për të rinjtë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, për një arsim bashkëkohor dhe kërkim shkencor.

Ministrja njoftoi se së bashku me ambasadorën Suard do të jenë së shpejti në Korçë për të ndjekur projektin e Liceut Franko-Shqiptar të Shkencave dhe Inovacionit.

Tashmë, projekti i Liceut Francez ka marrë udhë pasi eksperti i qeverisë franceze, Jérôme Lebars është atashuar në institucionin e Prefekturës Korçë, për të ndjekur nga afër projektin e liceut.

Ky projekt është vazhdë e traditës së miqësisë më të mirë mes Shqipërisë e Francës dhe do të zgjerojë hapësirën për një perspektivë të re për shumë të rinj të këtij qarku e më gjerë, të cilët pas studimeve në Liceun Francez do të mund të zgjedhin një shkollë elitare për arsimin e tyre të mëtejshëm.

Marrë nga ATSH

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një…