Ambasada franceze: Vënia në rrezik e rezidentëve të Vilës 31 dhe dëmet e shkaktuara janë të patolerueshme

Ambasada franceze në Tiranë ka reaguar ndaj sulmit me molotovë nga protestuesit e PD në Vilën 31 të Fondacionit ArtExplora, brenda së cilës ndodheshin disa artistë.


Ambasada franceze në Tiranë ka reaguar ndaj sulmit me molotovë nga protestuesit e PD në Vilën 31 të Fondacionit ArtExplora, brenda së cilës ndodheshin disa artistë. Në deklaratë, ambasada shprehet se organizatorët e protestës nuk mund të injoronin faktin që prej vitit 2025, godina shërben si rezidencë për artistë ndërkombëtarë.

Ambasada shprehet se rrezikimi i jetës së rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara “janë të patolerueshme”, ndërsa shton se e drejta për të protestuar nuk është e pajtueshme me asnjë formë dhune.

“Ne dënojmë me forcë aktet e dhunës që mbrëmë arritën një nivel të papranueshëm me sulmin ndaj Vila 31 – Fondacioni Art Explora. Vila 31 është që nga viti 2025 një rezidencë për artistë ndërkombëtarë, e menaxhuar nga një fondacion francez. Qëllimi i saj është të nxisë shkëmbimet kulturore dhe të shërbejë si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës. Organizatorët nuk mund ta injoronin këtë fakt. Vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara janë të patolerueshme. E drejta për të protestuar nuk është e pajtueshme me asnjë formë dhune. U bëjmë thirrje organizatorëve të tregojnë përgjegjësi”, shkruan ambasada franceze në Tiranë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama ndan pamjet nga takimi me Presidentin Bin Zayed

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Abu Dabi, u prit sot në takim nga Presidenti Sheikh Mohammed Bin Zayed.

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama ndan pamjet nga takimi me Presidentin Bin Zayed

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Abu Dabi, u prit sot në takim nga Presidenti Sheikh Mohammed Bin Zayed.