
Category: Aktualitet
Me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron, Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Paris për të marrë pjesë në edicionin e 8-të në Forumin e Paqes në Paris (Paris Peace Forum).
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, uroi sot presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Republika Arabe e Sirisë.
Presidenti i vendit, Bajram Begaj, përshëndeti sot njohjen zyrtarisht të pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës nga Republika Arabe e Sirisë.
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, gjatë vizitës që zhvilloi sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA), ku edhe u takua me kryetarin Sokol Çomo, theksoi rëndësinë e finalizimit të të gjitha aktiviteteve të vetingut përpara qershorit 2026, kur përfundon mandati kushtetues.
Në një intervistë ekskluzive për revistën më të famshme në botë të arkitekturës, “Dezeen”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpjegon pse po i kushton kaq shumë vëmendje arkitekturës.
Qeveria shqiptare ka miratuar në parim dy marrëveshje strategjike me Italinë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorë kyç për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për përcaktimin e elementeve të cilësisë për klasifikimin e statusit ekologjik të lumenjve, liqeneve, ujërave tranzitore, ujërave bregdetare dhe trupave ujorë sipërfaqësorë artificialë dhe tepër të modifikuar, klasifikimin e statusit ekologjik të tyre, si dhe kërkesat për kryerjen e analizës së karakteristikave dhe vlerësimin e ndikimit të aktivitetit njerëzor në statusin e ujërave sipërfaqësore për çdo basen lumor ose liqenor”.
Dje, ambasadori spanjoll në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura, u takua me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Andis Salla.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu zhvilloi një takim me anëtarë të tjerë të Parlamentit Evropian, përfshirë Marco Tarquinio-n, bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri si dhe raporterin e PE për Shqipërinë, Andreas Schieder.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj emëroi sot Etjen Xhafajn në krye të Postës Shqiptare. Ai zëvendëson në këtë post Ardit Demirin.








