5.9 milionë vizitorë në parqet kombëtare dhe peizazhet e mbrojtura gjatë 2025-ës

Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës dhe aventurës.


Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës dhe aventurës.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj bëri të ditur sot se 5.9 milionë vizitorë vizituan zonat e mbrojtura gjatë vitit 2025, 6% më shumë në krahasim me 2024. Sipas tij, 75% e rritjes së numrit vjen nga shtimi i vizitorëve të huaj.

“Zonat e mbrojtura janë sot asete të vërteta ekoturistike dhe një burim krenarie, me një rritje të qëndrueshme të vizitorëve nga viti në vit, falë edhe punës së palodhur dhe pasionit të administratave të zonave të mbrojtura që në çdo stinë kujdesen për menaxhimin, mikpritjen e “mysafirëve” dhe ruajtjen e biodiversitetit”, theksoi Jaupaj .

Ministri Jaupaj u shpreh se “nga parqet kombëtare te peizazhet e mbrojtura, këto hapësira janë destinacione që sjellin zhvillim lokal, punësim dhe vëmendje ndërkombëtare”.

Zonat e Mbrojtura në Shqipëri vlerësohen si një mundësi efektive për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Prandaj dhe po punohet fort që këto zona të mbrojtura të promovohen për vlerat e jashtëzakonshme të biodiversitetit që ato mbartin, por edhe si destinacione të rëndësishme turistike në nivel kombëtar dhe më gjerë.

Zgjerimi i Zonave të Mbrojtura në Shqipëri synon të rrisë integritetin e këtyre zonave, për gjendjen e paprekur të tyre, krahasuar me zona të tjera të vendit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…