Salla në Berlin: Orientimi gradual drejt politikës së përbashkët bujqësore me BE, thelbësore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndodhet në Berlin në një vizitë zyrtare në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe Ushqimin (GFFA) 2026 ku edhe mori pjesë në takimin e ministrave të Bujqësisë të Ballkanit Perëndimor, i zhvilluar në kuadër të Procesit të Berlinit.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndodhet në Berlin në një vizitë zyrtare në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe Ushqimin (GFFA) 2026 ku edhe mori pjesë në takimin e ministrave të Bujqësisë të Ballkanit Perëndimor, i zhvilluar në kuadër të Procesit të Berlinit.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe konsolidimin e rrugës së vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian. “Ky format bashkëpunimi shërben për të afruar politikat bujqësore të rajonit me standardet e Bashkimit Europian dhe për të ndërtuar qëndrueshmëri afatgjatë në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit,” u shpreh ministri Salla.

Ministri Salla theksoi se takimi zhvillohet në një moment kyç për Shqipërinë, pas hapjes së Grup-Kapitullit 5 në negociatat për anëtarësim në BE. “Afrimi me kuadrin e Bashkimit Europian, përmbushja e kërkesave të Kapitujve 11, 12 dhe 13, si dhe orientimi gradual drejt Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP), janë thelbësore për ndërtimin e një sektori bujqësor modern, konkurrues dhe me standarde europiane,” nënvizoi ai.

Sipas ministrit Salla, këto procese janë në funksion të zbatimit të vizionit afatgjatë të zhvillimit të bujqësisë shqiptare. “Bujqësia 2030 dhe Shqipëria 2030 janë objektiva që kërkojnë reforma të qëndrueshme, bashkëpunim rajonal dhe përafrim të plotë me politikat europiane,” theksoi ministri.

Burimi ATSH

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…