Rama: Nuk synojmë të vendosim monopol në tregun e naftës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria nuk synon të krijojë monopol në tregun e hidrokarbureve, por faktori shtetëror synon vetëm të ekuilibrojë tregun në funksion të konsumatorëve.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria nuk synon të krijojë monopol në tregun e hidrokarbureve, por faktori shtetëror synon vetëm të ekuilibrojë tregun në funksion të konsumatorëve.

Në një takim me furnizuesit e naftës në vend, Rama tha se me këtë nismë synohet të mbështetet sovraniteti i vendit dhe të mbrohen konsumatorët nga çdo abuzim.

“Nuk do të detyrojmë askënd që të blejë nga ky faktor shtetëror. Nuk është që t’ju godasë ju, nuk është që të krijojë një monopol dhe të zotërojë tregun vetë. Faktori shtetëror nuk do të jetë një faktor që do të bëjë shpërndarje pakicë, do të jetë një faktor që do të mbështesë sovranitetin e vendit në të përditshmen e vet, kur vjen puna tek ky mall kaq jetik për ekonominë, edhe për jetën e përditshme. Sigurisht do të mbrojë konsumatorët nga çdo abuzim”, shtoi Rama.

Rama shprehu bindjen se ky do të jetë një faktor i mirëseardhur nga të gjithë ata që duan të kenë garanci afatgjatë, duan të kenë çmim të arsyeshëm.

“Ju jeni në tregun ndërkombëtar, por tjetër është kur kapaciteti financiar për të lidhur kontrata është i kufizuar, tjetër është kur mbrapa një marrëdhënie është një garanci sovrane. Këtë mund të bëjë faktori shtetëror, të garantojë kontrata në një afat shumë më të gjatë dhe të bëjë blerje në një afat shumë më të gjatë”, tha Rama.

Duke pasur kapacitetin të ketë fleksibilitet, kryeministri theksoi se do të krijohet në treg një ekuilibër i ri dhe i domosdoshëm.

Po ashtu, Rama hodhi poshtë edhe pretendimet se në Shqipëri ka oligarkë duke shtuar se nëse kjo do të ishte e vërtetë nuk do të paguanin më shumë ata që fitojnë më shumë.

“Po të kishte oligark në Shqipëri, nuk do kishte gjithë këto iniciativa nga ana jonë në gjithë këto vite për të ngushtuar rrethin e fitimit abuziv të atyre që kanë më shumë dhe po të kishte oligark në Shqipëri, nuk do të kishte sot, nuk e di se sa herë më tepër subjekte, të cilat kanë akses në fonde publike, falë konkurrencës”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Pirdeni: Direktiva e BE-së kundër korrupsionit, udhërrëfyes për forcimin e reformave

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, vlerësoi sot rëndësinë e Direktivës së Bashkimit Evropian kundër korrupsionit…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pirdeni: Direktiva e BE-së kundër korrupsionit, udhërrëfyes për forcimin e reformave

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, vlerësoi sot rëndësinë e Direktivës së Bashkimit Evropian kundër korrupsionit…