Rama: Nafta jonë e rëndë, nuk do të rezultonte me parametrat e nevojshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria nuk prodhon naftë të përdorshme për pikat fundore pasi është naftë e rëndë.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria nuk prodhon naftë të përdorshme për pikat fundore pasi është naftë e rëndë.

Në një takim me furnizuesit e naftës në vend ku u diskutuan masat që duhet të merren për përballimin e rritjes së çmimit të naftës pas situatës në Lindjen e Mesme, Rama dha një sqarim edhe mbi pretendimet se Shqipëria vetë vend prodhues i naftës dhe si e tillë nuk duhet të ndikohet nga rritja globale e çmimit të karburanteve.

“Ne nuk e kemi këtë pasuri natyrore të përdorshme, pasi nafta që ne nxjerrim është naftë e rëndë, e cila në rast se do të futej në përpunim do të kërkonte një rafineri dhe kosto shumë të mëdha për një përpunim që ta çonte deri në pikën fundore”, tha Rama.

Megjithatë edhe nëse kjo do të ndodhte, kryeministri sqaroi se nuk do rezultonte në një produkt që përmbush parametrat e nevojshëm për shkak të përmbajtjes.

“Është naftë e cila përdoret për industrinë dhe naftë bituminoze për asfalt”, shtoi ai.

Po ashtu, Rama tha se vendi ka rezerva nafte premium, si në rastin e Shpiragut, por gjeologjia shumë specifike e atij formacioni e pamundësoi nxjerrjen me një kosto të arsyeshme.

“Ne nuk kemi reshtur së kërkuari zgjidhje të tjera duke pasur parasysh që teknologjia ndryshon çdo ditë, por për momentin situata është kjo. Prandaj ne jemi të varur nga bursa, nga konjukturat ndërkombëtare dhe të prekshëm edhe nga kriza që është në një territor shumë larg nesh sepse impaktohet tregu global i naftës”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Trasferirsi in Albania”

Një guidë praktike nga Giovanni Firera, për italianët që duan të njohin më mirë mundësitë e jetës, punës dhe investimit…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Trasferirsi in Albania”

Një guidë praktike nga Giovanni Firera, për italianët që duan të njohin më mirë mundësitë e jetës, punës dhe investimit…