Rama: Çdo bashki të ketë planin e vet për sezonin turistik

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se pavarësisht progresit të përvitshëm që është bërë në lidhje me sezonin turistik në vend, çdo bashki duhet të ketë planin e vet të sezonit.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se pavarësisht progresit të përvitshëm që është bërë në lidhje me sezonin turistik në vend, çdo bashki duhet të ketë planin e vet të sezonit.

Deklarata e Kryeministrit erdhi gjatë takimit me kryebashkiakët e vendit, ku Rama tha se sezoni turistik pavarësisht se intensitetin më të madh e ka në plazhe, ka disa të reja që publiku duhet t’i dijë.

Rama pohoi se këto të reja lidhen me progresin e përvitshëm që është bërë për të krijuar kushte sa më të denja në plazhe, por edhe për të krijuar kushte të atilla që t’i japet mundësi çdokujt që të ketë plazhin publik.

“Kjo është një e mirë tjetër e madhe që na vjen nga asetet që ka ky vend. Dhe për këtë arsye çdo bashki që nga Tropoja deri në Konispol, që nga Shijaku deri në Voskopojë duhet të ketë planin e vet të sezonit”, tha Rama.

Rama u ndal edhe në një tjetër aspekt, që është ai i legalizimeve për të kuptuar se si ka ecur formula e re e përfshirjes së Pushtetit Vendor dhe cilat janë objektivat e vitit për t’i dhënë fund këtij procesi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…