
Category: Aktualitet
Ministri Mjedisit, Sofjan Jaupaj mori pjesë në takimin e grupit ndërsektorial të punës për integrimin europian, mbledhje e mbajtur në një moment vendimtar për Kapitullin 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike, ku po ecet me ritme intensive drejt përmbushjes së piketave mbyllëse.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në tryezën e nivelit të lartë të “Smart Specialisation processes in the Western Balkans: key achievements and experiences”, që po zhvillohet në Bruksel me pjesëmarrjen e Komisionit Europian dhe ministrave nga vendet e Ballkanit Perëndimor
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, të zhvilluar ditën e sotme, në fokus ishte edhe procesi i integrimit europian.
Ekspertë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) morën pjesë në takimin rajonal të dedikuar standardeve të sigurisë ushqimore dhe menaxhimit të sëmundjeve që rrezikojnë bujqësinë mesdhetare.
Në komisionin e Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike u miratua (në parim dhe në tërësi) projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në traktatin e Marrakeshit për lehtësimin e aksesit në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura” (Marrakesh, 2013).
Ministria e Arsimit e Shqipërisë dhe qeveria franceze kanë nënshkruar një marrëveshje të re bashkëpunimi, që synon forcimin e seksioneve dygjuhëshe shqip–frëngjisht në shkollat në Shqipëri.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një vizitë në Camp Butmir në Sarajevë, ku 31 efektivë shqiptarë shërbejnë përkrah vendeve partnere në kuadër të Forcës së Bashkimit Europian në Bosnjë dhe Hercegovinë, ALTHEA.
Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur sot zërave që e kanë cilësuar si presion ndaj drejtësisë, dërgimin në Gjykatën Kushtetuese, të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pezullimin nga detyra të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, u rikthye sot në Farkë, një nga zonat ku prej tre javësh po zhvillohet operacioni i gjerë për verifikimin e lejeve të ndërtimit dhe standardeve të sigurisë në terren.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndau pamje mbrëmjen e të hënës nga puna që po zhvillohet për forcimin e argjinaturës.









