Malaj: Garancia sovrane rritet në 5 miliardë lekë, mbi 100 milionë euro për bujqësinë

Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha sot në komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat se rritja e këtij instrumenti financiar do t’u mundësojë bizneseve të përfitojnë kredi me interesa më të favorshme, ndërsa shteti do të garantojë deri në 70% të vlerës së kredisë.

Nufi: Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, vlerësim për rëndësinë strategjike të Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi sot se vendimi për zhvillimin e samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë përbën një moment me rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe shprehje të qartë të besimit të aleancës ndaj rolit të vendit tonë në sigurinë kolektive.

Rama: “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, mbështetje bizneseve të vogla dhe të mesme deri në 2 milionë euro

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se programi kombëtar “Dyfisho sipërmarrjen tënde” synon të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që kanë plane zhvillimi, por që përballen me mungesë financimi për zgjerimin e aktivitetit të tyre.

Rama: Paketa e Maleve zhvillon zonat malore me investime në harmoni me natyrën

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj kritikave dhe kërkesave për shfuqizimin e Paketës së Maleve duke theksuar se nisma synon t’u japë mundësi banorëve të zonave malore të zhvillojnë pronat e tyre dhe të tërheqin investime.

Drejt përfundimit punimet për Lungomare 4 në Plazhin e Vjetër të Vlorës

Kryeministri Edi Rama bëri me dije lajmin, ndërsa në një postim në rrjetet sociale ndau pamje nga ky investim në qytetin bregdetar.

Rama: Të ardhurat nga rritja ekonomike për kategoritë më në nevojë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e qëndrueshme ekonomike e viteve të fundit krijon mundësi financiare për adresimin e problematikave të grupeve më në nevojë.

Rama: Të zbatohet ligji për përfshirjen në administratë të personave me aftësi të kufizuara

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot zbatimin e ligjit për përfshirjen në administratën shtetërore të personave me aftësi të kufizuar.

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim përfaqësues të Këshillave Ndërfetarë të Europës, të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të Forumit Evropian “Shared Sacred Flourishing”.

Rama: Dyfishuam mbështetjen ekonomike për 11 mijë të rinj me aftësi të kufizuara

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se 11 mijë fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara përfitojnë nga vendimi i qeverisë për dyfishimin e mbështetjes ekonomike.

Balla: Po përgatisim ligj të ri për investimet strategjike, jemi të hapur për dialog

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot në Kuvend se mazhoranca është e gatshme të dialogojë me të gjithë ata që kanë shqetësime për qeverisjen