
Category: Aktualitet
Presidenti Bajram Begaj po zhvillon vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi sot se Shqipëria ka një strategji që vendos vajzat dhe gratë në zemër të transformimit teknologjik, duke nxitur dhe mbështetur praninë e tyre në këtë fushë.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një vizitë në Maqellarë, ku u ndal në fermën e Qatip Dodës, pjesë e Shoqërisë së Bashkimit Bujqësor (SHBB) Dibra Fruit, ku vlerësoi modelin e bashkëpunimit dhe diversifikimit të prodhimit bujqësor.
Në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të lehtësimit të tregtisë, përfaqësues të administratave doganore nga vendet e rajonit, së bashku me partnerë ndërkombëtarë, u mblodhën në Moldavi në takimin e radhës të grupeve të punës të CEFTA, me fokus Operatorët Ekonomikë të Autorizuar (AEO) dhe menaxhimin e riskut.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, publikoi sot deklaratën e Delfit, e firmosur nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor që u takuan në Greqi, një vijimësi e Deklaratës së Selanikut të vitit 2003.
Me vendim të Këshillit të Ministrave, Parku Arkeologjik i Orikumit u deklarua javën e kaluar “Pasuri kulturore e paluajtshme”. Përmes këtij vendimi, është miratuar zonifikimi dhe plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tij.
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë pune treditore (21-23 prill) në Greqi, me ftesë të Forumit Ekonomik të Delfit (DEF XI).
Në Forumin Ekonomik të Delfit, kreyministri Edi Rama u pyet nga kryeredaktori i gazetës Kathimerini, Alexis Papahelas lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë.
Në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit në Athinë, Greqi u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC) dhe Hellenic Corporation of Assets and Participations S.A.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pas takimit me homologun e tij, Edi Rama, gjatë vizitës së këtij të fundit në Greqi, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe progresin e arritur.









