Jaupllari: Parandalim përhapjes së sëmundjeve nga nënproduktet shtazore

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike diskutoi projektligjin “Për nënproduktet me origjinë shtazore”, një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të mbrojtjes së shëndetit publik dhe të kafshëve në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Pr.ligji për fshirjen e detyrimeve, përfshihen edhe ato ndaj administratës vendore

Komisioni Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi sot projektligjin “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore, qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë“.

Taksa e pasurisë, Malaj: Në 2028-ën nis për ndërtesat, në 2030-ën për trojet

Ministria e Financave, në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (SIDA), përmbylli fazën e parë të implementimit të reformës së Taksës së Pasurisë, pjesë e projektit “ProTax Albania”.

Nis projekti për det të pastër, avancim drejt standardeve mjedisore të BE-së

Banka Botërore prezantoi sot në Tiranë, fillimin e projektit “Mjedis i Pastër dhe i Qëndrueshëm për Detin Blu” (CARE4BlueSea), një nismë e Qeverisë shqiptare për të mbrojtur bregdetin jugor, përmirësuar cilësinë e ujit dhe avancuar standardet mjedisore të Bashkimit Europian

Demo: Autonomia e pushtetit vendor merr kuptim me kapacitetet për të gjeneruar të ardhura

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo e cilësoi si një ditë të rëndësishme për bashkitë takimin e zhvilluar sot në Tiranë, gjatë prezantimit të reformës së taksës mbi pasurinë e paluajtshme në Shqipëri.

Ström: Taksa e pronës e drejtë dhe transparente rrit besimin e qytetarëve tek institucionet

Ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Niklas Ström deklaroi sot se Shqipëria ka arritur një moment të rëndësishëm në procesin e reformimit të taksës së pronës, duke ngritur një bazë të fortë për funksionimin e një sistemi modern, të drejtë dhe të qëndrueshëm.

Shqipëria merr Presidencën e radhës të CEFTA-s në vitin 2026

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në panelin e nivelit të lartë të organizuar në kuadër të Javës së CEFTA 2025, në Prishtinë, një aktivitet që mblodhi vendimmarrësit kryesorë të rajonit për të diskutuar drejtimin e ardhshëm të bashkëpunimit tregtar dhe integrimit ekonomik.

Kaçi: Edukimi financiar dhe digjitalizimi, çelësi për rritjen e aksesit në financë në rajon

Drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi mori pjesë në Forumin Ekonomik të Brezovicës 2025, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Dhomat e Tregtisë të Ballkanit Perëndimor.

Lamallari citon homologun italian Nordio: Mbrojtja e parimeve kushtetuese, rëndësi jetike

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari kujtoi sot takimin që pati me homologun italian, Carlo Nordio në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Shqipëri–Itali, të zhvilluar më 13 nëntor.

Vengu në Ministerialin e Kartës së Adriatikut: Anëtarësimi i Kosovës, nevojë strategjike

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, mori pjesë në Ministerialin e Kartës së Adriatikut në Sarajevë, një forum që bashkon Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pesë vende të Ballkanit Perëndimor.