
Category: Aktualitet
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas dhunimit të pllakave përkujtimore të dëshmorëve të 21 janarit.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi sot se protesta është një e drejtë kushtetuese e çdo qytetari dhe do të mbetet gjithmonë e pacenueshme, por dhuna nuk do të justifikohet dhe as do të legjitimohet në asnjë rrethanë.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se është marrë personalisht që mbrëmë me sigurimin e kurimit të djalit që u dëmtua në sy në spitalin më të mirë të Italisë, si edhe të transportit me një avion charter mjekësor.
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo në reagim ndaj protestës së dhunshme të së shtunës, u shpreh sot se për çdo shkelje të ligjit do të kërkohet përcaktimi i përgjegjësisë individuale dhe sipas rastit edhe për dëmtimin e pronës.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se instrumenti i parë i paketës së re ligjore kundër dhunës urbane është akti normativ për dëmshpërblimin e menjëhershëm të biznesit të vogël.
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u bëri sot thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë masivisht në votime për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.
Kryeministri Edi Rama përsëriti sërish sot ftesën për dialog me studentët dhe protestuesit për të gjashtën ditë me radhë
Ministrja Mirela Kumbaro ka reaguar sot pas dhunës së ushtruar nga protestuesit ndaj godinës së Ministrisë së Arsimit, duke theksuar rëndësinë e dialogut si mënyrë për të shprehur qëndrimet dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Kryeministri Edi Rama tha sot se brenda pak orësh ose ditësh qeveria do të prezantojë qëndrimin e saj lidhur me shqetësimet reale të qytetarëve në protestë.








