Rama komunikim me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e prekura nga konflikti në Lindjen e Mesme

kushtet e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një komunikim me ambasadorët e Republikës së Shqipërisë për të gjithë angazhimin e rrjetit diplomatik shqiptar për garantimin e sigurisë së shtetasve shqiptarë në vendet e prekura.


Në kushtet e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një komunikim me ambasadorët e Republikës së Shqipërisë për të gjithë angazhimin e rrjetit diplomatik shqiptar për garantimin e sigurisë së shtetasve shqiptarë në vendet e prekura, komunikimit të vazhdueshëm me bashkatdhetarët shqiptarë që gjenden në këto vende, për menaxhimin e kërkesave dhe nevojave të tyre.

Ministri i propozuar për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi se duhen mbajtur kontaktet me qytetarët shqiptarë në këtë rajon.

“E mira është që të mbajmë kontakt, t’i kemi të regjistruar të gjithë. Të kenë mundësi të kenë kontakt në çdo orë me ambasadën, sepse ne do të jemi ata që do t’i ndihmojmë, dhe shërbimi publik shqiptar jo vetëm është në krye të detyrës, por është absolutisht në më të mirën e vet çdo moment kur ka nevojë për të ndihmuar shtetasit tanë”, tha Hoxha.

Kryeministri Rama vlerësoi gatishmërinë e ekipit diplomatik duke theksuar se nevojitet informacion në kohë reale.

“Për çdo gjë me këtë ekip që keni të koordinuar, besoj që ne do të jemi të informuar në kohë reale. Ju falënderoj për këtë prani!”, tha Rama.

Qeveria po monitoron situatën në vendet e përfshira nga konflikti dhe ka vendosur mekanizma për të garantuar mbështetje dhe informacion të shpejtë për qytetarët shqiptarë në nevojë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kumbaro: 8 shkolla të reja në kryeqytet hapin dyert për vitin e ri shkollor

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro theksoi se “shkollat që do të hapin dyert janë “Edith Durham”, “Pjetër Budi”, “Ibrahim Hima”,…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: 8 shkolla të reja në kryeqytet hapin dyert për vitin e ri shkollor

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro theksoi se “shkollat që do të hapin dyert janë “Edith Durham”, “Pjetër Budi”, “Ibrahim Hima”,…