I dërguari me punë i Shqipërisë në Doha: 200 shqiptarë rezidentë në Katar, asnjë i lënduar nga sulmet

Rreth 200 shtetas shqiptarë rezultojnë rezidentë në Katar dhe asnjë prej tyre nuk është plagosur nga sulmet e fundit me raketa, bëri të ditur i dërguari me punë i Shqipërisë në Doha, Ermal Kaleci.


Rreth 200 shtetas shqiptarë rezultojnë rezidentë në Katar dhe asnjë prej tyre nuk është plagosur nga sulmet e fundit me raketa, bëri të ditur i dërguari me punë i Shqipërisë në Doha, Ermal Kaleci.

Në një intervistë televizive, Kaleci deklaroi se sulmet ndaj Katarit nisën rreth një orë pas goditjeve të ndërmarra ndaj Iranit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli.

“Ka pasur indicie se do të kishte sulm ndaj Iranit, por kjo nuk dihej me siguri. Mesazhin e parë e dha ambasada amerikane në Katar, ku ftoi shtetasit amerikanë në Doha të mos dalin nga shtëpitë. Në Katar sulmet nisën rreth një orë pas atyre mbi Iranin”, u shpreh Kaleci.

Sipas tij, Irani ka lëshuar 92 raketa dhe mbi 50 dronë drejt Katarit, ndërsa sistemi antiraketor ka interceptuar një pjesë të tyre.

“Nuk kemi shtetas shqiptarë të plagosur. Rreth 200 shqiptarë janë rezidentë në Katar. I kemi informuar të gjithë që të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore”, theksoi ai.

Kaleci bëri të ditur se fluturimet janë anuluar përkohësisht, ndërsa autoritetet vendase kanë këshilluar qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe, kur është e mundur, të punojnë nga shtëpia.

“Qytetarëve u është thënë të mos dalin jashtë, pasi edhe mbetjet e raketave përbëjnë rrezik. Ministria e Jashtme e Katarit ka rekomanduar punën nga shtëpia. Paniku mund të themi se është ulur, por situata mbetet në zhvillim”, deklaroi ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në koordinim me Izraelin, sulmuan Iranin me raketa, duke vrarë liderin e këtij vendi, Ali Khamenein. Irani u kundërpërgjigj, duke sulmuar bazat amerikane në vendet arabe, aleate të SHBA-së në rajon.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Komisioni Evropian pritet të mbështesë zyrtarisht afatin e vitit 2027 për anëtarësimin e Shqipërisë

Komisioni Evropian po punon për përfundimin e procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në dhjetor…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Evropian pritet të mbështesë zyrtarisht afatin e vitit 2027 për anëtarësimin e Shqipërisë

Komisioni Evropian po punon për përfundimin e procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në dhjetor…