AJet nis fluturimet nga Tirana drejt Stambollit

Tashmë drejt Stambollit ka tre shoqëri që ofrojnë fluturime, Turkish Airlines, Ajet, degë e Turkish dhe Pegasus.


Tirana Airport Partners (TIA) vijon të zgjerojë rrjetin e linjave ajrore, duke forcuar rolin si portë strategjike lidhjeje për Shqipërinë.

AJet ka nisur zyrtarisht operimet në Shqipëri me linjën e re ajrore Istanbul Sabiha Gökçen-Tiranë duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ajrore mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Sipas programit, linja do të ofrojë 5 frekuenca javore gjatë muajit mars, ndërsa nga prilli do të ketë fluturime ditore, me një shtrirje deri në 14 frekuenca në javë gjatë sezonit veror.

Tashmë drejt Stambollit ka tre shoqëri që ofrojnë fluturime, Turkish Airlines, Ajet, degë e Turkish dhe Pegasus.

Sipas statistikave të publikuara nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, TIA mirëpriti 11.6 milionë pasagjerë në 2025, duke shënuar një rritje prej 8,7% krahasuar me vitin 2024.

Gjatë vitit 2025, u shtuan 15 destinacione të reja dhe 7 linja ajrore partnere.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria në vëmendjen e “Travel + Leisure”, turizëm dhe qëndrim pa vizë për amerikanët deri në 12 muaj

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve të huaj, falë pasurive të saj natyrore, bregdetit, trashëgimisë kulturore dhe ofertës turistike…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria në vëmendjen e “Travel + Leisure”, turizëm dhe qëndrim pa vizë për amerikanët deri në 12 muaj

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve të huaj, falë pasurive të saj natyrore, bregdetit, trashëgimisë kulturore dhe ofertës turistike…