Salla: “Dyfisho Sipërmarrjen” mbështet agropërpunimin dhe zgjerimin e eksporteve

Investimet në agropërpunim, rritja e bashkëpunimit me fermerët dhe zgjerimi i eksporteve të produkteve shqiptare po mbështeten përmes politikave të qeverisë dhe programeve të financimit për biznesin.

Të rinjtë 21-29 vjeç mund të aplikojnë deri më 16 gusht për praktikat e punës në administratë

Ministri i Financave, Petrit Malaj, u bëri thirrje të rinjve të aplikojnë në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës – Thirrja XI, një nismë që synon t’u ofrojë të diplomuarve eksperiencë profesionale dhe mundësi punësimi në administratën publike.

Kumbaro: Regjistrimi në klasat e para dhe të dhjeta të hapura deri më 31 korrik

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro iu bëri apel sot prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në klasën e parë ose klasën e dhjetë në një nga shkollat që ofron sistemi, sipas vendbanimit të tyre.

Fermerët përfitojnë nga kompensimi 10% i TVSH-së, aplikimet vijojnë deri më 31 korrik

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, u bëri sot thirrje fermerëve që ende nuk kanë aplikuar të përfitojnë nga kjo skemë, duke kujtuar se afati për dorëzimin e aplikimeve është data 31 korrik, për faturat e shitjeve të realizuara gjatë periudhës 1 janar–30 qershor.

Gonxhja: Reforma territoriale duhet të fuqizojë bashkitë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vlerësoi sot rolin e pushtetit vendor në menaxhimin e situatave lidhur me turizmin, ndërsa theksoi nevojën për forcimin e kapaciteteve të bashkive dhe përmirësimin e administrimit vendor.

Gonxhja: Shqipëria, ndër vendet me fluksin më të lartë të turistëve në raport me popullsinë

Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja i cili nënvizoi se ky pozicion nuk është produkt i rastësisë dhe as i një momenti të favorshëm.

Marrëveshja me SHBA, Vengu: 302 milionë dollarë për një Shqipëri më të sigurt

Ish-ministri i Mbrojtjes, deputeti i Partisë Socialiste Pirro Vengu, deklaroi se marrëveshja e huasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është marrëveshja më e madhe e financimit në historinë e mbrojtjes së vendit, që mundëson blerjen e sistemeve, pajisjeve dhe armatimit amerikan.

Lamallari: Udhëzim i ri për nivelin e zhurmave, Policia e Shtetit do të garantojë një sezon turistik të sigurt

Në kuadër të monitorimit të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një vizitë pune në qarkun e Lezhës, ku inspektoi masat e sigurisë në Portin e Shëngjinit dhe zhvilloi një takim në Bashkinë e Lezhës me Kryetarin e Bashkisë, Pjerin Ndreu, Prefektin e Qarkut dhe drejtues të institucioneve vendore.

Reforma Zgjedhore, Celibashi propozon pesë ndryshime në Kodin e ri

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kërkoi sot ndryshime në Kodin Zgjedhor për të forcuar ndarjen mes shtetit dhe partisë në pushtet.

Salla në Kurbin: “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, mundësi financimi për fermerët dhe bizneset bujqësore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi agroturizmin “Lahuta e Vjetër” në Kurbin