17,9 miliardë lekë për bujqësinë në vitin 2027, rritet mbështetja për fermerët

Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2027 në Konferencën e Kryetarëve, theksoi rëndësinë e sektorit bujqësor për ekonominë dhe zhvillimin e zonave rurale.


Buxheti për bujqësinë në vitin 2027 parashikohet në 17,9 miliardë lekë, me 1,1 miliardë lekë financim shtesë nga buxheti i shtetit, ndërsa skema e mbështetjes direkte për fermerët parashikohet të arrijë në 5,3 miliardë lekë.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2027 në Konferencën e Kryetarëve, theksoi rëndësinë e sektorit bujqësor për ekonominë dhe zhvillimin e zonave rurale.

“Bujqësia mbetet një sektor i rëndësishëm për ekonominë dhe zhvillimin e zonave rurale”, u shpreh Malaj.

Sipas ministrit, politikat e parashikuara për vitin e ardhshëm synojnë zgjerimin e skemave të mbështetjes dhe rritjen e numrit të fermerëve përfitues.

“Përmes politikave që do të zbatojmë, ne synojmë rritje të numrit të përfituesve. Kemi parashikuar për 2027 rreth 43 660 përfitues, numër i cili do të rritet edhe më tej në periudhën afatmesme”, deklaroi ai.

Ndër masat kryesore të parashikuara në projektbuxhet janë vijimi i kompensimit të TVSH-së me 10% për fermerët, me një fond vjetor prej 3 miliardë lekësh, si dhe shtimi i financimit për Skemën Kombëtare dhe infrastrukturën e ujitjes e kullimit.

“Ndër masat kryesore mund të përmend vijimin e kompensimit të TVSH-së me 10% për fermerët, me një fond vjetor prej 3 miliardë lekësh, 100 milionë lekë shtesë për Skemën Kombëtare dhe 400 milionë lekë shtesë për përmirësimin e sistemeve të ujitjes dhe kullimit”, tha Malaj.

Ministri theksoi se në total, skema e mbështetjes direkte të fermerëve parashikohet me rritje në masën 5.3 miliardë lekë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Pr.buxheti 2027, rritja ekonomike parashikohet 4%, borxhi publik zbret në 52.4% të PBB-së

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Konferencën e Kryetarëve projektligjin “Për buxhetin e vitit 2027”, duke theksuar se…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pr.buxheti 2027, rritja ekonomike parashikohet 4%, borxhi publik zbret në 52.4% të PBB-së

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Konferencën e Kryetarëve projektligjin “Për buxhetin e vitit 2027”, duke theksuar se…