76,7 miliardë lekë për Mbrojtjen në vitin 2027, shpenzimet 2,35% e PBB-së
Shqipëria parashikon të financojë me 76,7 miliardë lekë Ministrinë e Mbrojtjes në vitin 2027, me 7 miliardë lekë financim shtesë, ndërsa shpenzimet për mbrojtjen pritet të arrijnë në 2,35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2027 në Konferencën e Kryetarëve, ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se financimi do të vijojë të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura dhe përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në NATO.
“Për Mbrojtjen do të vijojmë të financojmë modernizimin e Forcave të Armatosura dhe përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në NATO”, u shpreh Malaj.
Ministri malaj u shpreh se, për vitin e ardhshëm parashikohen 76,7 miliardë lekë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe 7 miliardë lekë financim shtesë, ndërsa shpenzimet për mbrojtjen do të përfaqësojnë 2,35% të PBB-së.
Ai theksoi se, “këto investime synojnë të forcojnë kapacitetet mbrojtëse të vendit dhe të mbështesin angazhimet tona në kuadër të Aleancës”.
Burimi ATSH