Raporti i progresit, KE kërkon rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara

Komisioni Europian kërkon forcimin e kapaciteteve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK)


Komisioni Europian kërkon forcimin e kapaciteteve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), me fokus të veçantë te përmirësimi i procedurave operacionale, rritja e transparencës në përdorimin e pasurive dhe administrimi i tyre në kohë, për të ruajtur vlerën ekonomike.

Një tjetër rekomandim i rëndësishëm lidhet me zgjerimin e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara, duke i kthyer ato në funksion të komunitetit dhe interesit publik.

Në Raportin e Progresit për Shqipërinë për vitin 2026, të publikuar dje, Komisioni Europian evidenton përparimin e vendit në luftën kundër krimit të organizuar dhe në forcimin e mekanizmave për rikuperimin e pasurive kriminale, por thekson nevojën për përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të administrimit të tyre.

Në kapitullin 24, që trajton drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, raporti ndalet posaçërisht te Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, duke kërkuar forcimin e kapaciteteve të saj, veçanërisht në drejtim të procedurave operacionale.

Sipas Komisionit Europian, këto përmirësime duhet të synojnë përdorimin transparent të pasurive dhe administrimin e tyre në kohën e duhur, në mënyrë që të shmanget humbja e vlerës ekonomike gjatë periudhës kur ato ndodhen nën administrimin e shtetit.

Ky rekomandim vendos në vëmendje rëndësinë e administrimit ekonomik të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke e trajtuar ruajtjen e vlerës së tyre si një element të rëndësishëm të efektivitetit të sistemit.

Një tjetër drejtim i rëndësishëm i rekomandimeve të Komisionit Europian është përmirësimi i administrimit të pasurive të ngrira dhe të konfiskuara, përfshirë përdorimin e tyre për qëllime sociale.

Në rekomandimet për luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar, Komisioni kërkon rritjen e efikasitetit të sistemit të rikuperimit dhe administrimit të pasurive, përmes forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, përdorimit më të mirë të instrumenteve ligjore për konfiskimin e produkteve të krimit dhe përmirësimit të administrimit të pasurive, edhe për ripërdorim social.

Ky orientim synon që pasuritë e përfituara nga veprimtaritë kriminale, pas konfiskimit përfundimtar dhe në përputhje me kuadrin ligjor, të mund të përdoren për të krijuar përfitime konkrete për shoqërinë.

Ripërdorimi social mund të përfshijë vënien e pronave në dispozicion të organizatave dhe institucioneve që ofrojnë shërbime për komunitetin, mbështetjen e kategorive në nevojë apo zhvillimin e aktiviteteve me interes publik.

Në këtë mënyrë, administrimi i pasurive të konfiskuara nuk kufizohet vetëm te ruajtja dhe shfrytëzimi ekonomik i tyre, por lidhet edhe me mundësinë për t’i rikthyer shoqërisë vlera të krijuara nga aktivitetet e paligjshme.

Marrë nga ATSH

Qeveria miraton rregulla të reja për resortet, certifikatë e detyrueshme para lejes së ndërtimit

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e kategorive të strukturave akomoduese.

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Qeveria miraton rregulla të reja për resortet, certifikatë e detyrueshme para lejes së ndërtimit

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e kategorive të strukturave akomoduese.