Gonxhja: Protestat me përplasje dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe turizmin në kryeqytet

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaroi se aktet e dhunshme dhe përplasjet gjatë protestave dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe ndikojnë në zonat me rëndësi turistike në kryeqytet.

Hoxha: Nuk ka ende dakordësi për konsullatë serbe në Shkodër dhe shqiptare në Luginën e Preshevës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi sot në lidhje me deklaratën e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç, për mundësinë e hapjes së një konsullate serbe në Shkodër.

Rama: Familja Hasani nga Thethi përfiton lejen e parë të Paketës së Maleve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Territorit u miratua leja e parë në kuadër të Paketës së Maleve, përfituese e së cilës është familja Hasani nga Thethi.

Gonxhja: Pezullohen punimet e ndërtimit në zonat turistike gjatë sezonit veror

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave miratoi sot një vendim që disiplinon në nivel qendror pezullimin e punimeve të ndërtimit dhe aktiviteteve të lidhura me to në zonat turistike gjatë sezonit veror.

Policia shpëton turistin çek, kishte mbetur i bllokuar në malin e Çikës në Vlorë

Policia e Vlorës njoftoi se përfundoi me sukses një operacion shumë të vështirë kërkim-shpëtimi për një turist çek, që kishte mbetur i bllokuar në një zonë të thepisur dhe shumë të vështirë të Malit të Çikës.

Gonxhja: Koncerti i Kanye West solli rreth 35 milionë euro në vend

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaroi se eventi i madh muzikor i Kanye West në Shqipëri ka sjellë një ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik prej rreth 35 milionë eurosh, duke e cilësuar ekonominë e eventeve si një sektor me rëndësi për zhvillimin dhe promovimin e vendit.

Jaupaj: Landfilli i Sherishtës, impianti më modern i menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, inspektoi sot Landfillin Sanitar të Sherishtës, duke e cilësuar atë si impiantin më modern të depozitimit dhe menaxhimit të mbetjeve në vend.

Koçiu: 1200 aplikime për “Paketën e Maleve”, i kthen pronat e trashëguara në mundësi investimi dhe zhvillimi

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi sot se “Paketa e Maleve” synon t’i japë një impuls të ri zhvillimit të zonave malore, duke u krijuar banorëve mundësi për të investuar në pronat e trashëguara dhe për të ngritur sipërmarrje familjare.

Porti i Durrësit
INSTAT: Transporti detar i mallrave u rrit me 8,7% në tremujorin e dytë

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, në katër portet detare të Shqipërisë u transportuan gjithsej 2 395 615 ton mallra, nga 2 204 762 ton në të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 8,7%.

INSTAT: Mbi 3.8 milionë pasagjerë udhëtuan me avion në Shqipëri, rritje 26,4% në një vit

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, gjatë periudhës prill-qershor 2026 në transportin ajror operuan 33 shoqëri ajrore të huaja, ose katër më shumë se në të njëjtin tremujor të vitit 2025.