Klasifikim i ri i produkteve të konsumit individual, zëvendësohen kodet statistikore
Këshilli i Ministrave ka miratuar klasifikimin e ri të produkteve të konsumit individual sipas qëllimit (COICOP 2018), i cili do të përdoret për mbledhjen, përpunimin, klasifikimin dhe publikimin e të dhënave statistikore zyrtare.

Sipas vendimit, institucionet dhe organizatat pjesë e Sistemit Kombëtar Statistikor, përfshirë INSTAT-in, Bankën e Shqipërisë, Ministrinë e Financave dhe Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, do të marrin masat për zbatimin e klasifikimit të ri dhe përditësimin e informacionit statistikor zyrtar.
Me hyrjen në fuqi të vendimit, kodet statistikore të përdorura deri tani do të zëvendësohen me kodet e parashikuara në klasifikimin COICOP 2018.
Vendimi shfuqizon klasifikimin e mëparshëm, të miratuar me vendimin nr. 515, datë 20 shtator 2017, dhe ngarkon INSTAT-in, Bankën e Shqipërisë dhe institucionet e tjera për zbatimin e tij.
Klasifikimi i ri hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Marrë nga ATSH