
Category: Aktualitet
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, do të presë pasditen e sotme në Tiranë ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, bëri të ditur përmes një reagimi në rrjetet sociale se situata po ndiqet në çdo moment në koordinim me të gjitha strukturat e angazhuara në operacion.
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka publikuar në faqen zyrtar etë saj, listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse 5-9, në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026, pas përfundimit të fazës së aplikimit dhe kontrollit fillestar administrativ.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e Bashkisë Kamzë, Rakip Suli, zhvilluan një takim me banorët e Bathores, ku panë nga afër investimet e përfunduara dhe punët që vijojnë në këtë zonë.
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se reagimet për dorëheqjen e tij vijnë nga persona me të cilët nuk ka një kontratë politike, ndërsa theksoi se marrëveshja e tij është me 800 mijë shqiptarë që e kanë votuar.
Shqipëria ka zgjeruar në mënyrë të qëndrueshme rrjetin e zonave të mbrojtura duke bërë që afro një e katërta e territorit të vendit të jetë pjesë e sistemit kombëtar të mbrojtjes së natyrës.
Kryeministri Edi Rama shprehu solidaritetin më të sinqertë me Gjermaninë dhe popullin gjerman pas ngjarjes tragjike në Paradën e Krenarisë, në Berlin.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bëri të ditur se ndërhyrja u krye te një pacient 72-vjeçar, i diagnostikuar me sëmundje komplekse të arterieve koronare dhe me risk shumë të lartë.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e projektit të autostradës Milot–Balldren, duke theksuar se vlerësimi i një vepre të tillë nuk mund të bëhet vetëm mbi bazën e gjatësisë së saj.
Programi ”Dyfisho sipërmarrjen tënde” mbështet sipërmarrjet shqiptare, tha sot drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, gjatë një vizite në kantinën “Belba” në Kavajë, një sipërmarrje e krijuar nga dy vëllezër që sollën në Shqipëri përvojën e fituar në Itali duke e ndërthurur me traditën vendase të prodhimit të verës.









