Hoxha takim me Presidentin e Senatit të Rumanisë: Forcim i bashkëpunimit institucional

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë pune në Bukuresht, ku është takuar pasditen e sotme me Presidentin e Senatit të Rumanisë, Mircea Abrudean.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë pune në Bukuresht, ku është takuar pasditen e sotme me Presidentin e Senatit të Rumanisë, Mircea Abrudean.

Gjatë takimit u rikonfirmua miqësia e hershme dhe partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Rumanisë, si dhe angazhimi i përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Hoxha dhe Abrudean ndanë të njëjtin vlerësim për rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe diplomacisë parlamentare në afrimin e mëtejshëm të dy vendeve.

Në fokus të takimit ishin edhe pikëpamjet mbi rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, mbështetja e palëkundur e Rumanisë dhe mësimet e çmuara që ofron përvoja e saj evropiane.

“Diskutuam gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e së ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, njoftoi Ministri i Jashtëm në X pas takimit.

Burimi ATSH

Hoxha takim me Presidentin e Senatit të Rumanisë: Forcim i bashkëpunimit institucional

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë pune në Bukuresht, ku është takuar pasditen…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia