Malaj: Të ardhurat buxhetore për vitin 2027 parashikohen rreth 9,4 miliardë euro

Të ardhurat buxhetore për vitin 2027 parashikohen në 907,9 miliardë lekë, ose 30,9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa të ardhurat nga tatimet, doganat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore pritet të rriten me 7,6% krahasuar me vitin 2026.


Të ardhurat buxhetore për vitin 2027 parashikohen në 907,9 miliardë lekë, ose 30,9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa të ardhurat nga tatimet, doganat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore pritet të rriten me 7,6% krahasuar me vitin 2026.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot projektbuxhetin e vitit 2027 në Konferencën e Kryetarëve, duke theksuar se planifikimi i të ardhurave mbështetet në ecurinë ekonomike, inflacionin, masat e reja fiskale dhe përmirësimin e administrimit tatimor e doganor.

“Të ardhurat buxhetore për vitin 2027 parashikohen në masën 907,9 miliardë lekë (rreth 9,4 miliardë euro), ose sa 30,9% e PBB-së. Ndërsa për vitin 2026, të ardhurat buxhetore parashikohen me rreth 843,1 miliardë lekë, ose 30,2% e PBB-së”, bëri të ditur Malaj.

Sipas ministrit, të ardhurat nga tatimet, doganat dhe kontributet për vitin e ardhshëm janë projektuar duke u bazuar në realizimin e pritshëm të vitit 2026, ecurinë historike të të ardhurave dhe parashikimet makroekonomike.

Në këtë përllogaritje, theksoi Malaj, janë marrë në konsideratë ndikimi i rritjes ekonomike dhe inflacionit, politikat e reja fiskale e buxhetore, efektet e masave të mëparshme dhe të ardhurat shtesë që pritet të gjenerohen nga zbatimi i Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave.

“Programimi i të ardhurave për vitin 2027 mbështet synimet e Ministrisë së Financave për rritjen e të ardhurave nëpërmjet miradministrimit tatimor e doganor, realizimin e reformave/investimeve të rëndësishme buxhetore të qeverisë, si dhe mbajtjen nën kontroll të deficitit buxhetor dhe borxhit publik”, u shpreh ministri.

Malaj bëri të ditur se të ardhurat nga tatimet, doganat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore parashikohen në 793,8 miliardë lekë në vitin 2027, me një rritje prej 56 miliardë lekësh krahasuar me të ardhurat e pritshme të vitit 2026.

“Projeksionet e të ardhurave tatimore, doganore dhe të kontributeve parashikojnë që në vitin 2027 të ardhurat totale të arrijnë në rreth 793,8 miliardë lekë, ose 56 miliardë lekë më shumë krahasuar me të ardhurat e pritshme të vitit 2026, duke përfaqësuar një rritje prej 7,6%”, deklaroi ai.

Sipas ministrit, rritja e parashikuar do të mbështetet në disa faktorë, mes tyre zhvillimi ekonomik, inflacioni, masat e reja të paketës fiskale dhe zbatimi i Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave.

“Burimet kryesore të kësaj rritjeje vijnë si rezultat i rritjes ekonomike, ndikimit të inflacionit, masat e reja të paketës fiskale dhe zbatimi i masave të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave”, theksoi Malaj.

Burimi ATSH

Investime në porte dhe hekurudha, 75,4 miliardë lekë për Infrastrukturën dhe Energjinë në vitin 2027

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2027 në Konferencën e Kryetarëve, ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Investime në porte dhe hekurudha, 75,4 miliardë lekë për Infrastrukturën dhe Energjinë në vitin 2027

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2027 në Konferencën e Kryetarëve, ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se…